Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

- Sampdoria dhe Milani janë përballur 129 herë në Serinë A. 67 suksese për kuqezinjtë kundrejt 30 të Sampit. 33 kanë qenë rastet kur ekipet kanë ndarë nga një pikë.

- Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave daton në shtator të vitit 1946 dhe ishte Sampi që fitonte me rezultatin 2 me 1. - Sa i përket "San Siro"-s, aty janë konsumuar 75 përballje mes Milanit dhe Sampdorias. 47 fitore për vendësit, 13 barazime dhe 15 humbje. Edhe raporti i golave i buzëqesh "djallit" pasi ka shënuar 130 duke pësuar më pak se gjysmën (57).

- Milani ka fituar 6 nga shtatë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Sampdorias (1B), duke pësuar vetëm një gol në dy të fundit: për të gjetur një sukses të Sampdorias në kampionat kundër kuqezinjve, duhet të kthehemi në 1-0 e 30 marsit 2019.

- Stefano Pioli ka mundur të barazojë në 40 për qind të rasteve që ka pasur përballë Sampdorian. 9 barazime dhe vetëm 5 suksese për trajnerin e Milanit.

- Milani dhe Sampdoria janë dy nga tri skuadrat, së bashku me Empolin, që kanë pësuar më shumë gola nga krosimet këtë sezon të Serisë A (të tria në kuotën 13).

- Tre golat e Fabio Kualjarelë­s kundër Milanit në Serinë A kanë ardhur të gjithë në 'San Siro'. 40-vjeçari nuk ka shënuar në 20 ndeshjet e tij të fundit në Serinë A, një seri rekord negative për të në turne. - Sampdoria është skuadra që ka fituar më pak pikë në transfertë gjatë këtij sezoni në Serinë A (9 në 17 ndeshje); për më tepër, asnjë ekip nuk ka pësuar më shumë gola se ekipi i Stankoviçi­t larg shtëpisë (36, po aq Sasuolo).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania