Panorama Sport (Albania)

“I zhgënjyer nga Milani, ja pse duhet Skamaka”

-

Alesandro Kostakurta, ishmbrojtë­si i Milanit dhe tashmë komentator për "Sky Sport", ka dhënë një intervistë të gjatë për 'La Gazzetta dello Sport', duke folur për kuqezinjtë.

KONFIRMIME - "Patjetër dhe që të gjithë. Edhe sivjet kanë bërë një punë të madhe siç e dëshmon gjysmëfina­lja e Champions-it. Një vend mes katër të parave do të ndikojë gjykimin e sezonit, pasi dihet rëndësia ekonomike, por kjo nuk ishte një arsye e mjaftueshm­e për t'u dorëzuar më herët në Champions".

DE KETELARE- "Për mua mbetet një lojtar i mirë. Ai duket i frikësuar, por unë shoh mundësi përmirësim­i dhe rritjeje pasi cilësitë i ka. Edhe Saviçeviçi që te Milani erdhi si i dyti i renditur për 'Topin e Artë' dhe pati shumë vështirësi në muajt e parë. Por, asokohe, kishte një grup që e përballoi situatën, ndërkohë që në Milanin aktual nevojiten përforcime efikase".

ZHGËNJIME - "Më kanë zhgënjyer edhe lojtarë si Tomori apo Kalulu. Ky i fundit ka gabuar shumë, ndërsa anglezi nuk e ka arritur ende pjekurinë që mendoja. Sidoqoftë, janë rritur shpejt dhe kur të ndodh kjo nuk është çudi që të kesh edhe rënie".

NEVOJË - "Nëse ka diçka që Milanit i ka munguar më së shumti ka qenë pikërisht një 'pykë'. Do të blija dikë si Skamaka. Me të rinjtë që ka te Milani, edhe për Skamakën do të ishte ambienti ideal. Një tjetër lojtar që më pëlqen shumë për sulmin është Sheshko i Salcburgut. Është 20 vjeç dhe nuk ka shumë vazhdimësi, por më duket një 'pykë' e fortë".

TALENT - "Milani e ka në shtëpi. Është Matia Liberali i lindur në vitin 2007. Personalis­ht më kujton shumë Fil Fodenin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania