Panorama Sport (Albania)

Haland ka shënuar sa gjithë Çelsi, Lampard: E kam dashur këtu

“Siti, në rrugën drejt skuadrës më të madhe në histori”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Sulmuesi norvegjez e ka tundur rrjetën 36 herë në kampionat

Mançester Siti mu nd të shpallet ka mpion që sot në divan nëse Notingem Foresti mund Arsenalin dhe trajneri i Çelsit, Frenk Lampard, u pyet në konferencë­n e djeshme në rast se skuadra e tij do të bëjë tunelin e nderit për të duartrokit­ur kampionët e rinj në fillim të ndeshjes me “qytetarët” të dielën. “Do ta mendojmë. Mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë. Më kujtohet edhe vetë kur isha një futbollist dhe ishte një gjest shumë i respektues­hëm, kështu që nuk kam problem aspak për ta bërë. Mançester Siti ka vendosur standardet. Ata janë pranë statusit të skuadrës më të madhe në historinë e Premier Ligës”, tha tekniku i Çelsit, ndërsa skuadra e tij ka shënuar po aq gola sa vetëm Erling Haland këtë sezon në kampionat, 36: “Është një statistikë fantastike e tij. Kur isha për herë të fundit në stolin e Çelsit unë e doja këtu. Niveli i tij ishte i qartë kur ne luajtëm kundër tij ndaj Salcburgut”. Çelsi luajti kundër norvegjezi­t në një ndeshje të fazës përgatitor­e në vitin 2019, por sulmuesi nuk

shënoi atë ditë, përpara se Borusia e Dortmundit të siguronte firmën e tij në janar. “Ne kemi shënuar 36 gola dhe kjo është një tjetër histori. Por unë e desha me të vërtetë këtu, por nuk ndodhi. Niveli i tij ishte i qartë që në atë pikë. Ne kishim luajtur një ndeshje

miqësore kundër Salcburgut dhe ai ishte fantastik. Më pëlqen të shoh lojtarë të atij niveli, me atë personalit­etin për të qenë më i miri dhe ai e ka provuar se është. Mendoj se është special dhe isha i sigurt se do të përshtatej menjëherë për shkak të

nivelit të tij. Nuk e di nëse ai do të pranonte të vinte këtu atëherë, por unë do të doja shumë që të ndodhte”, shtoi 44-vjeçari. Dëmtimi i Badiashili­t e ka dërguar në 8 numrin e lojtarëve të dëmtuar të Çelsit përpara vizitës në Mançester: “Jemi në të njëjtën situatë ku

kemi qenë këto kohët e fundit. Maunt, Xhejms, Çiluell, Kante dhe Kukureja nuk janë gati. Kulibali është stërvitur këtë javë, por nuk është gati për një ndeshje të tillë. Badiashil u dëmtua vetë në stërvitje dy ditë më parë dhe po e vlerësojmë ndërsa flasim”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania