Panorama Sport (Albania)

Ekipi i 4-t më i titulluar në Angli, Çelsit ia ka marrë dorën me 1-0-

-

- Mançester Siti synon të fitojë katër ndeshje radhazi në kampionat kundër Çelsit për herë të parë. Tri sukseset e tyre të fundit kanë qenë të gjitha me rezultatin 1-0.

- Çelsi ka humbur pesë ndeshjet e fundit kundër Sitit në të gjitha kompeticio­net pa shënuar asnjë gol, që kur i mundi "qytetarët" në finalen e vitit 2021 në Champions. Ata nuk kanë humbur kurrë gjashtë ndeshje radhazi ndaj një skuadre pa shënuar gol.

- Mançester Siti synon të barazojë rekordin e tre titujve radhazi kampion në Angli, që e mbajnë Hadërsfill­di (1924'26), Arsenali (1933-'35), Liverpuli (1982-'84) dhe Mançester Junajtidi (1999-'01 dhe 2007-2009).

- Titulli i nëntë kampion do t'i barazonte ata me Evertonin, ndërsa do të renditeshi­n vetëm pas Arsenalit (13), Liverpulit (19) dhe Mançester Junajtidit (20).

- Mançester Siti ka fituar 11 ndeshje radhazi në Premier Ligë, që prej barazimit 1-1 me Notingem Forestin në 18 shkurt. - Siti i ka fituar të 15-ta ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha kompeticio­net në vitin 2023, duke shënuar 53 gola. - Që prej humbjes së fundit në kampionat kundër Totenhemit në shkurt, e vetmja herë që Siti ka qenë në disavantaz­h në Premier Ligë ka qenë për 10 minuta dhe 56 sekonda në pjesën e parë të fitores së tyre 4-1 ndaj Liverpulit. Në total, "qytetarët" kanë qenë në disavantaz­h për 228 minuta në Premier Ligë këtë sezon, më pak se çdo skuadër tjetër. - Erling Haland është favorit për t'u bërë lojtari i parë që fiton Premier Ligën dhe "Këpucën e Artë" në të njëjtin sezon që prej Robin van Persit me Mançester Junajtidin në 2012-'13.

- Çelsi mund të renditet në gjysmën e poshtme të klasifikim­it të Premier Ligës për herë të parë që prej sezonit 1995-'96. - Blutë e Londrës kanë fituar vetëm 1 nga 17 ndeshjet e tyre të kampionati­t këtë sezon kundër ekipeve që renditen aktualisht në gjysmën e parë të klasifikim­it.

- Çelsi ka shënuar 36 gola këtë sezon në kampionat, po aq sa sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland. Vetëm në sezonin 1923-'24 blutë e Londrës kanë realizuar më pak se 40 gola në një sezon.

- Frenk Lampard është vetëm një nga dy trajnerët që ka shmangur humbjet në transferta­t e Premier Ligës në "Etihad" këtë sezon, duke barazuar 1-1 me Evertonin në dhjetor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania