Panorama Sport (Albania)

Arteta “firmos” me qenin Fitore, vjen për t’i larguar stresin Arsenalit

Labradori ngjyrë çokollatë, banori i ri i qendrës stërvitore

-

Mikel Arteta ka zbuluar një blerje të re tek Arsenali, një qen labrador ngjyrë çokollate, ndërsa ai po përpiqet që të mbajë të lartë moralin në skuadër, pasi po sheh titullin e Premier Ligës që t’i rrëshqasë nga duart. Qeni, i cili është quajtur Fitore, do të qëndrojë përreth qendrës stërvitore “Colney” dhe ideja e Mikel Artetës është që ai të ndihmojë lojtarët e tij për të mbajtur nivelin e ulët të stresit. Tekniku spanjoll i konsultuar me psikologun beson se përkëdhelj­et e qenit nga lojtarët mund të jetë qetësuese dhe të përmirësoj­në atmosferën brenda skuadrës. Ai mendon se Fitorja do të ndihmojë edhe në bashkimin e skuadrës së tij, e cila deri pak javë më parë ishte favoritja kryesore për të fituar titullin dhe ka marrë një goditje shumë të rëndë psikologji­ke. Tekniku spanjoll është i njohur për gjetjen e mënyrave alternativ­ë për të nxjerrë më të mirën nga skuadra e tij, pavarësish­t se ato mund të duken të çuditshme. Labradorët janë qen

shumë të dashur dhe inteligjen­të, të cilëve u pëlqejnë të argëtohen dhe janë shumë energjikë njëkohësis­ht. Diçka që “topçinjve” u duhet në momentin e tyre më të vështirë të sezonit. Ata do të përpiqen që të mos gabojnë sot në transfertë­n me Notingem Forestin, për të mos ua dorëzuar titullin kampion rivalëve të

Mançester Sitit pa qenë nevoja që ata të zbresin të dielën në fushë kundër Çelsit. E vetmja fitore e Forestit në 11 përballjet me Arsenalin në kampionat në “City Ground” ishte në dhjetor 1996, kur golin e fitores e shënonte babai i Erling Halandit, Alf-inge në minutën e 89të: 3 barazime, 7 humbje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania