Panorama Sport (Albania)

Pep: Titulli të dielën? Si një shërbim në Uimbëlldon

“Duam ta fitojmë vetë kundër Çelsit, nuk do të shohim Arsenalin”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajneri i Sitit thotë se nuk e ka bërë gati shampanjën

Pep Guardiola e ka krahasuar tenta tivën e Mançester Sitit për ta siguruar titullin e Premier Ligës këtë fundjavë me shërbimin në turneun e tenisit të Uimbëlldon­it. “Qytetarët” do të shpallen matematiki­sht kampionë në rast se Arsenali humbet sot në fushën e Notingem Forestit, ose skuadra e Guardiolës do të fitojë kundër Çelsit ditën e diel. Siti është tri ndeshje larg tripletës historike, pasi eliminoi Realin e Madridit të mërkurën në gjysmëfina­len e Champions-it, duke siguruar biletën në Stamboll kundër Interit në 10 qershor. Në 3 qershor luajnë edhe finalen e parë historike të Kupës FA me rivalët e Mançester Junajtidit në “Wembley”. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri katalanas tha: “Lojtarët e tenisit thonë se shërbimi për të fituar Uimbëlldon­in është më i vështiri. Është i pandalshëm. Sigurisht që ne jemi të kënaqur që do të luajmë në finalen e Champions-it, por tani vjen gjëja më e rëndësishm­e. Por të dielën e kemi ndeshjen në dorën tonë për të fituar turneun më të rëndësishë­m”. Katalanasi tha se Siti ka treguar të njëjtin mentalitet këtë sezon siç ka bërë çdo sezon, pavarësish­t se pjesën më të madhe e ka parë veten të renditur pas Arsenalit. Ata ishin -8 pikë nga “topçinjtë” në fillim të muajit prill, por një seri prej 11 fitoresh radhazi duke nisur

nga muaji shkurt bëri që ata të kryesojnë sot +4 pikë dhe të jenë një hap larg titullit të pestë të Premier Ligës në 6 sezone. “Tani ne flasim për mentalitet sepse fituam. Por unë nuk besoj në këtë. Unë mbroj skuadrën kur humbasim dhe ata kanë pasur të njëjtin mentalitet. Kjo është e vërteta. Të rikuperosh 8 pikë ndaj Arsenalit, është pak e pabesueshm­e, por ne e dinim se po të fitonim gjithë ato ndeshje radhazi ata do të linin pikë rrugës. Nëse Arsenali do të kishte mbajtur të njëjtin ritëm si në fazën e parë, do të ishte e pamundur për t’i arritur. Por ata humbën pikë dhe ne përfituam. Nuk mendoj që ky është titulli më i vështirë nga të tjerët. Nuk mendoj se do ta shoh ndeshjen e Arsenalit, sepse kemi një ndeshje të nesërmen. Unë do të doja të shpallesha kampion duke fituar ndeshjen ndaj Çelsit, por nuk mund ta kontrolloj­më rezultatin në Notingem. Nuk ka rëndësi çfarë ndodh atje, ne duhet të fitojmë ndeshjen tonë. Nuk e kam bërë gati shampanjën në akull, sepse tri ditë më vonë kemi një ndeshje kundër Brajtonit dhe do të kemi kohë për të festuar në fund të sezonit”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania