Panorama Sport (Albania)

Ksavi: Reali nuk u turpërua, Siti e meritoi fitoren

Trajneri priste më shumë në këtë sezon në Europë

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Edhe tekniku kërkon të tjera rekorde deri në fund

Trajneri i Barce lonës, Ksavi Her nandez, ka folur në konferencë­n për shtyp para ndeshjes festive sonte në mbrëmje kundër Sociedadit, ku klubit “blaugrana” do t’i dorëzohet dhe trofeu i La Ligës. Por një pjesë të konferencë­s së tij, Ksavi e ka shpenzuar duke folur dhe për Realin. Trajneri i Barcelonës ka komentuar humbjen e thellë të “los blancos” kundër Sitit, por nuk ka dashur ta quajë turpërim atë çfarë ndodhi me Madridin.

SOCIEDADI – “Mendoj se do të jetë më shumë një ndeshje festive për ne, duhet t’i gëzohemi titullit të fituar dhe ta ndajmë gëzimin tonë me tifozët. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se po shkojmë në dasmë. Kemi objektiva të tjerë në La Liga dhe duam ta mbyllim kampionati­n me sukses”.

PLANIFIKIM­I PËR SEZONIN E RI – “Kemi zhvilluar disa mbledhje me drejtuesit dhe po hartojmë një plan të qartë pune. Na mbeten dhe 4 takime deri në mbyllje të sezonit ndaj nuk mendoj se është ky momenti për të diskutuar për planet”.

ELIMINIMI I MADRIDIT – “Imagjinoj se tifozët tanë do të jenë gëzuar për eliminimin e Realit. Unë e shoh pak më ndryshe. Ne profesioni­stët e vlerësojmë La Ligën shumë, pavarësish­t se çfarë bëjnë skuadrat e tjera. Për mua nuk është e rëndësishm­e nëse Reali është eliminuar apo ka fituar Ligën e Kampioneve. Gjëja e rëndësishm­e është të kesh bërë gjërat mirë dhe të fitosh La Ligën”.

TURPËRIM – “Nuk më pëlqen fjala turpërim në futboll. Sepse është shkatërrue­se, si një dështim. Mendoj se Siti ishte shumë më superior se Reali dhe ata e shfrytëzua­n mjaft mirë avantazhin

e tyre. E thashë tashmë se për mua, Siti është skuadra më e mirë në botë për momentin”.

RINOVIMI - “Kemi folur shumë, por nuk është problem. Nuk është prioritet. Kam edhe një vit kontratë. Prioriteti është të bëj një ekip më konkurrues dhe të fitoj. Kam lexuar që ka mospërputh­je, por nuk do të jem kurrë problem për Barçën”.

SEZONI MË I MIRË SE MADRIDI – “Këtë vendoseni ju. Unë di të them se sezoni i Barcelonës ka qenë i mrekullues­hëm. Nëse duhet të krahasoni, është me atë që ndodhi vitin e kaluar ose me klubet e tjera, po them se njësia matëse jona është e thjeshtë: Ku ishim dhe ku jemi”.

REKORDET E TJERA – “Jeni ju gazetarët që merreni më shumë me këto çështje. Këta objektiva, që nuk janë prioritet, janë gjithashtu të rëndësishë­m. Të qenit ekipi që ka pësuar më pak gola në

La Liga është diçka që vlerëson punën që kemi bërë si skuadër. Golashënue­si më i mirë, portieri më i mirë... janë objektiva të vegjël që bëhen të rëndësishë­m”.

NOTA PËR EKIPIN – “Nuk i kemi përmbushur të gjitha pritshmëri­të...! Kemi konkurruar shumë mirë në Superkupë, kemi bërë një sezon në La Liga të mrekullues­hëm, por eliminimi nga Kupa e Mbretit dhe Kupat e Europës...”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania