Panorama Sport (Albania)

Leksioni i Pepit, si e nxori Karlon në tabelë

-

Kjo është trashëgimi­a e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll vlerësohet, ndër të tjera, me ndërtimin e ekipit ndoshta më të madh të futbollit të të gjitha kohërave: Barcelona në periudhën 2008-2012. Ai ishte në gjendje të transmeton­te një ide të lojës dhe një identitet fitues që nuk ishte i njohur në ato anë. Por Pep po bën revolucion edhe me Mançester Sitin. Nëse deri dje Mançester krenohej vetëm me një skuadër “Djajtë e kuq”, me ardhjen e Pepit, ky qytet ka marrë dhe të tjera ngjyra. Siti, një skuadër historikis­ht nën hijen e rëndë të Mançester Junajtidit nisi të ngrejë kokë veçanërish­t nga viti 2016, kur në krye të saj sheikët vendosën të sillnin Pep Guardiolën. Me spanjollin në stol Siti ka krijuar një markë të tij në futboll. “Trashëgimi­a jonë është se është se ne kemi pasur një ferr të përhershëm. Për pesë apo gjashtë vjet kemi fituar shumë gjëra dhe kemi luajtur shumë mirë dhe kjo mbahet mend, kjo është gjëja e rëndësishm­e. Në gjashtë vjet këtu kam kaluar shumë mirë”, ka thënë Guardiola për aventurën e tij në “Etihad”. Sepse Pep ka pasur shumë vështirësi në jetë... dhe shumica nuk kanë ndodhur kurrë: 100 fitore në Ligën e Kampionëve, tre ndeshje larg trefishit dhe me sytë e drejtuar nga Interi. LËVIZSHMËR­IA E HALANDIT - Nëse në ndeshjen e parë në “Bernabeu” pamë versionin më të shurdhër dhe më të trishtuar të sulmuesit norvegjez, të bllokuar nga një sistem i shkëlqyer i Ançelotit dhe nga çmenduria e Rydigerit, kthimi në “Etihad” tregoi një tjera gjëra. Guardiola rregulloi vendosjen e tij në fushë, duke i shtuar lëvizshmër­i dhe ky rol i ri i norvegjezi­t e futi në krizë Militaon. Sulmuesi norvegjez vendosi të qëndronte larg darës së mbrojtësve të Relait, duke nxjerrë në pah limitet e mbrojtjes së bardhë. Ai tërhoqi pas vetes Militaon, duke krijuar hapësira për shokët e tij duke dëmtuar mbrojtjen e Madridit. Vërtet në fund nuk shënoi, por roli i tij ishte thelbësor, veçanërish­t në “Etihad”.

LIBRETO E GUARDIOLËS – Madridi zbarkoi në “Etihad” pa nxjerrë asnjë mësim nga ai humbja e pësuar në sezonin e kaluar, kur pësonte po katër gola. Skuadra e Ançelotit e gjeti veten të tejkaluar nga një ekip që ka në gjenetikë cilësitë më të mira të skenarit të Pep: presion të lartë dhe inteligjen­cë, leximin e lojës dhe dominimin e rivalit bazuar në zotërimin e tipit dhe tranzicion­et e shpejta. Siti e detyroi Realin të luante vetëm me topa të gjatë. Kurtua u lodh duke kërkuar sulmuesit me rivënie të gjata. Kjo qasje favorizoi mbrojtjen shtatlarte të Sitit me Stons e Akanzhi që nuk vuajtëm për asnjë moment. Problemi për Realin nuk ishte rezultati por ndjenja se ata nuk mund të kalonin gjysmëfush­ën e Sitit me topin në zotërim. Reali nuk ishte në gjendje të bënte tre pasime radhazi në 45 minutat e para.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania