Panorama Sport (Albania)

Takim kokë më kokë, Perez votëbeson Karlon

Humbja ndaj Sitit e planet e së ardhmes, në qendër të bisedës

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Dy personazhe­t janë takuar mes tyre të premten

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka qenë në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas mëngjesin e së premtes për t’u takuar me trajnerin Karlo Ançeloti. Eliminimi me turp nga Liga e Kampioneve pas humbjes së rëndë ndaj Sitit e ka lënë sezonin e realit vetëm me një trofe në Spanjë, Kupën e Mbretit. Ky ndoshta ishte momenti i duhur që të analizohej me qetësi disfata e dhimbshme e pësuar ndaj skuadrës së Pep Guardiolës dhe dy personazhe­t të fillonte të specifikon­im projektin për sezonin e ardhshëm me pikët për t’u përmirësua­r, ardhjet e mundshme dhe gjithashtu largimet. Siç ka bërë me dije gazeta “Marca” që pas lamtumirës në Ligën e Kampionëve në “Etihad”, Florentino Perez nuk ka ndryshuar mendje sa i përket të ardhmes së trajnerit italian. Ai i ka qëndruar besnik vendimit për vazhdimësi­në e projektit me Ançelotin në krye. Dhe mëngjesin e së premtes është bërë sërish i qartë angazhimi i të dyve për përmirësim­in e projektit. Presidenti e ka bërë të qartë se skuadra do të përforcohe­t në përputhje me politikën e klubit dhe mbi të

gjitha, të dy kanë rënë dakord se si duhet të jetë skuadra për ta bërë atë edhe më konkurrues, pavarësish­t se këtë vit kanë fituar tre tituj dhe kanë arritur edhe një vit në gjysmëfina­len e Champions League. Siç ka raportuar gazeta spanjolle në fjalë, plani nuk ndryshon

shumë, sepse Ançeloti është i pari që është i bindur për të ardhmen e madhe që ka skuadra aktuale me disa ndryshime dhe klubi dëshiron që të rinjtë të hedhin një hap më tej sezonin e ardhshëm. Në përforcime­t, objektivi numër një është Bellingam, përveç një

sulmuesi si alternativ­ë për Benzemanë me largimin e Marianos. Edhe të tjerë emra pritet të largohen nga klubi, por objektivi numër një është transferim­i gradual i stafetës nga më veteranët te të rinjtë, me klubin që shpreson në një tranzicion të butë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania