Panorama Sport (Albania)

Tuhel “fut në xhep” Lajpcigun: Ja si i mposhtim

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Kampionët e Gjerman isë do të "aktrojnë" për herë të fundit në "Allianz Arena" në sezoni 20222023. Pas një periudhe plot oshilacion­e mes fushës dhe "betejave" të brendshme, bavarezët kanë shansin e artë për të mbyllur vitin me trofe, konkretish­t kampionati­n. Edhe pse diferenca me ndjekësit e Dortmundit është vetëm 1 pikë, Tuheli është prezantuar mjaft i qetë në konferencë­n për shtyp. Madje, tekniku 49-vjeçar është parë si rrallë herë i sigurt për njohjen e kundërshta­rit, aty ku aventura e tij me rekordmenë­t nisi çuditshëm, shembulli tipik vjen nga dueli i parë në Ligën e Kampioneve karshi Sitit, ku ish-trajnerit i Dortmundit iu nevojit ndihma e Mylerit rreth manovrave taktike.

FORMACIONI-"NUK jap asnjë detaj rreth lojtarëve titullarë. E njëjta tablo do të vlejë edhe për blerjet apo planifikim­in e ekipit në sezonin e ri. E rëndësishm­e është të kryejmë detyrën, sigurimin e 6 pikëve dhe kurorëzimi­n në ligën vendëse", theksoi Tuheli.

TITULLI DHE "MASTER TRAJNER"-"EDHE nëse e sigurojmë në fushë, pra Dortmundi ndalet nga Augsburgu, shija do të jetë e njëjtë. Ndërsa mbi termin e përmendur së fundmi si 'Master Trajner' më mirë e flasim pas titullit, pasi kështu do të ishte e denjë", tha mes të qeshurash gjermani.

RIVALI-"E kam studiuar me kujdes ekipin e Roz dhe ecurinë në javët pararendës­e. Stili i tyre është i lexueshëm, sikurse manovrat me daljet e shpejta nga krahët. Ne duhet të mbrohemi dhe parandaloj­më inkursione­t e shpejta të rivalit, pasi vetëm në këtë mënyrë do t'i izolonim totalisht. Jam i sigurt se do t'ia dalim të marrim tri pikët dhe më pas të shpresojmë të dielën ose të presim deri javën e ardhshme".

MBROJTËSIT-"PAVAR ka treguar se di të jetë i qëndrueshë­m në mbrojtje, si nga krahët, ashtu edhe në qendër. I aftë të kryej me sukses edhe rolin e shtyllës me tre mbrojtës në linjë. E konsideroj si vlerë të shtuar në ekip. I kënaqur që kam mundësi të punojë me të. Çdo ndeshje demonstron grintë dhe dëshirë, shembull i sakrificës, fiks si luftëtarë i vërtetë. Mbi të ardhmen e Kanselos kemi ende kohë për ta diskutuar me qetësi. Fokusi te takimet e mbetura, më pas do të ballafaqoh­emi. Përgjigje konkrete nuk ka", tha fituesi i Champions-it me "blutë" e Londrës në sezonin 20202021.

PROGNOZA E GJYSMËFINA­LES-"SITI ka konfirmuar dhe vazhdon të ndjekë të njëjtën rrjedhë rezultates­h e loje, ashtu siç realizoi karshi nesh. Por edhe Reali nuk ishte larg, ndonëse në sfidën e kthimit ekipi i Guardiolës nuk i la asgjë rastësisë. E vlerësoj Halandin me shokë si pikë referimi në spektrin e futbollit aktual. Ama edhe ne kur u ndeshëm me ta, treguam shenja pozitive se mund t'i mbanim në kontroll, ndonëse jo aq sa duhej", përfundoi Tomas Tuhel.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania