Panorama Sport (Albania)

Jupi: Partizani u zgjua vonë, Dinamo të mbajë Mehmetin

Largimi i Fakajt, ish-mesfushori: As Klod Duro s’ishte

-

Koncerte në “Air Albania”? Redi: S’e di ku i çon mushka

Dy javë përpara fun dit, gara për titull mbetet ende e hapur, por Redi Jupi, trajner, ish-futbollist i rëndësishë­m i futbollit shqiptar, mendon se Partizani e dogji shansin e fundit në derbi. Në intervistë­n e tij për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, Jupi me batutë u shpreh se Napoli po bëhet si Tirana, shkarkon trajnerët edhe kur dalin kampionë, por në rastin e Shehit, Jupi beson se duhet të vazhdohet me të, palët mund të shkojnë në një rinovimin vetëm nëse Shehi nuk e preferon diçka të tillë. Ish-futbollist­i nuk e kupton se si një stadium si “Air Albania”, aq shumë i dëshiruar, të mbyll dyert për ekipin e kryeqyteti­t, duke qenë pjesën më të madhe të kohës në funksionin të koncerteve apo aktivitete­ve të ndryshme josportive. Jupi u ndal edhe te Kombëtarja e veteranëve, aty ku pak ditë më parë u largua në mënyrë të pakuptimtë Ervin Fakaj, ai thotë se ka shumë rezerva për mënyrën se si po funksionin, duke përmendur edhe mungesën e Klodian Duros, i cili ishte fillimisht.

E prisnit një fund të tillë Redi, teksa kanë mbetur edhe dy javë, të gjithë janë në garë, mund të flasim për një kampionat cilësor?

Unë nuk mendoj se janë të gjithë në garë. Partizani dhe Tirana janë të shkëputura. Egnatia ka bërë një kampionat të mirë. Kompetivit­eti jo domosdoshm­ërish tregon cilësi. Të gjithë janë koshientë që kampionati nuk është cilësor për shumë faktorë.

Prisni ndonjë surprizë, Tiranës nuk i bëjnë më punë 2 pikët avantazh…

Do të ishte çudi e madhe.

Partizani e pati mundësinë e artë në ndeshjen direkte. Të kuqtë bëjnë gabimin që shpesh e përsërisin. Partizani ka bërë shumë gabime. Çdo gjë mund të ndodhë, asnjë skuadër nuk është e pathyeshme. Unë do të doja që titulli të përzgjidhe­j në përballjet direkte.

Redi, Tirana edhe pse në garë për titull është e detyruar të luajë jashtë kryeqyteti­t, ku stadiumi “Air Albania” është sërish i rezervuar për koncerte, çfarë shije ju lë?

E çuditshme se çfarë ndodh me stadiumin tonë. Ne iu gëzuam më në fund një vepre të madhe. Iu gëzuam faktit se mund të shikojmë skuadra te kryeqyteti­t të luajnë aty. Ne nuk na intereson hoteli, por stadiumi. Tani ka ardhur koha që luajnë shumë pak. Nuk e di se ku i çon mushka në kuptimin e mirë të fjalës. Shpresoj që nëpërmjet këtyre eventeve të gjenerojnë para dhe të shfrytëzoh­en në mirë të stadiumit. Më vjen shumë keq, nuk jam fans i eventeve, dua që në stadium të bëhen sa më shumë ndeshje.

Opinioni sportiv, një pjesë e mirë bën përgjegjës trajnerin Kolela për faktin që nuk e ka menaxhuar si duhet një grup të mirë lojtarësh. Patushi më tha që me një trajner tjetër Partizani do të ishte shumë pikë përpara, ju si mendoni?

Unë mendoj se Kolela punoi mirë në fillim. Ai gjeti një ekip jo cilësor, nuk është se u bënë shumë shpenzime. Gjithsesi, trajneri ndërtoi një skuadër të fortë dhe një ekip sulmues. Duhet të kesh personalit­etin e duhur për të bërë diçka të tillë. Nëse në fund nuk fitohet titulli, në Kupë shkoi si shkoi, unë mendoj se Partizani nuk ka bërë një sezon të mirë.

Tirana e ka trajnerin, por i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, mos ndodh siç ndodhi me Spaletin, një rinovim i munguar mund të çojë në divorc…

Po e diskutoja me disa kolegë të mi, është shumë e çuditshme. Unë u thashë që po bëhet Tirana si Napoli, që shkarkonte gjithmonë trajnerët fitues. Edhe nëse nuk fiton titullin Shehi, ka bërë 2 sezone të mira në kryeqytet. Mbase edhe ai vetë mund të mos e dojë rinovimin, ne nuk e dimë këtë, sepse nuk jemi në brendësi.

Nuk janë të qartë as te Dinamo, ky fundsezoni sikur i trazoi pak ujërat, flitet për trajner të ri, lakohet Brdariç, mos po përsëriten gabimet e një viti më parë?

Sezoni i Dinamos mund të quhet i suksesshëm. Mehmeti ka trajnuar edhe në elitë, stafin e kanë të plotë dhe të mirë. Stafi shumë mirë mund të konfirmohe­t edhe për edicionin në vijim. Të ndërrosh kur i ke gjërat mirë është një karakteris­tikë e njerëzve të ditur. E ka bërë Bajerni diçka të tillë. Fitoi 3 Kupat e mundshme dhe hoqi gjermanin, mori Guardiolën. Kjo është cilësi e klubeve të organizuar­a. Dyshoj që Dinamoja ime është në këtë pikë. Unë do të kisha mbajtur stafin që është.

Kishit ndonjë ftesë për te Kombëtarja e veteranëve apo nuk jeni më në formë…

Unë kam luajtur disa herë me Kombëtaren e veteranëve. Sa herë më kanë thënë, kam qenë prezent. Formën, mos ta diskutojmë fare, pasi bëj sport çdo ditë. Kjo është pjesë e një organizimi që kam bërë, Kombëtaren e veteranëve ta kthej në Kombëtare të shurdh-memecëve. Të gjithë djemtë duan t’i kontrolloj­në, në fund të fundit nga çfarë po i heqin? Ata e kanë përfunduar karrierën e tyre. Klodian Duro ishte në ndeshjen e fundit, nuk e kam parë më. Nëse kontrolloj­në karrierën e dikujt tjetër, nuk e di çfarë të them. Gjëra të çuditshme ndodhin në vendin tonë.

Kam dhe 2-3 pyetje flesh, kush e fiton titullin?

Tirana më fitoren në Laç është afër, me 90% e ka fituar.

Kush e fiton Kupën?

Do të doja ta fitonte Egnatia. Do të doja ta fitonte kjo skuadër për të vazhduar kështu këtë projekt. Edhe aty Tirana është më afër gjithsesi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania