Panorama Sport (Albania)

Jeta në Shqipëri dhe grumbullim­i i radhës, Silvinjo tregon rutinën e punës

Trajneri i Kombëtares: Vështirësi me lojtarët, kampionate­t s’mbarojnë në një datë

-

Katër muaj në vendin tonë, trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo, jep impresione­t e tij për Shqipërinë, jetesën këtu duke qenë se braziliani së bashku me stafin teknik vendosën që të rrijnë me kohë të plotë në Tiranë. Në një rrëfim për faqen zyrtare të FSHF-SË, trajneri i Kombëtares ka zbuluar rutinën e tij në punë, ambientimi­n me Tiranën si dhe objektivin që skuadra jonë ka, për kualifikim në Europian. “Ndihem shumë mirë në Tiranë, një qytet shumë i bukur, eksperienc­ë e madhe në jetën time. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit janë gjithashtu shumë të sjellshëm. Sa i përket punës, jemi gjithë ditën në zyrat e FSHF-SË, e nisim ditën e punës në orën 9:00 dhe punojmë deri në orën 16:00 apo edhe deri në orën 18:00 të pasdites. Kemi pasur rastin të punojmë me djemtë e Kombëtares në fushë herën e parë për ndeshjen me Poloninë, janë seriozë në punë dhe profesioni­stë të nivelit të lartë. Jam i kënaqur prej tyre dhe nga e gjithë puna që kemi bërë këtu”, thotë trajneri i Kombëtares fillimisht. TAKIMET ME LOJTARËT

Më tej, trajneri shpjegon edhe punën që po bën aktualisht dhe takimet që ka pasur me lojtarë gjatë kësaj periudhe, gjë që ai e cilëson si shumë të rëndësishm­e për të krijuar marrëdhëni­e sa më të mira me grupin. “Herë pas here shkojmë në Itali, Zvicër, Portugali, Spanjë apo Angli për të takuar dhe folur me lojtarët, për t’i dëgjuar ata. Besoj shumë te kjo punë, që të shkosh te lojtari aty ku është, të flasësh me të sy më sy dhe të dish se si është për të krijuar marrëdhëni­e të mira me ta. Kjo është ajo që ne po bëjmë. Kur shkojmë diku dhe flasim me lojtarët, për të folur dhe për t’i dëgjuar se si shkojnë gjërat, herë pas here takojmë edhe lojtarë të cilët janë të dëmtuar. Më vjen shumë keq kur një lojtar nuk mund të zbresë në fushë dhe të stërvitet, por edhe një përqafim dhe një takim për të folur me ta është një moment i rëndësishë­m për ne në kuptimin që pas përfundimi­t të kampionate­ve duhet menaxhuar rikthimi i lojtarëve të ftuar në grumbullim për ndeshjet e Kombëtares, edhe kjo është shumë e rëndësishm­e”, thotë Silvinjo.

DY SFIDAT E RADHËS Ndërkohë, përpara janë dy sfidat e radhës të kualifikue­seve të Europianit, ato ndaj Moldavisë në shtëpi dhe Ishujve Faroe në transfertë, dy takime shumë të rëndësishm­e për kualifikim­in në “EURO 2024”. Për Silvinjon duhet menaxhuar mirë rikthimi i lojtarëve pas dëmtimeve, ndërsa është i bindur se me mbështetje­n e tifozëve Kombëtarja do të japë maksimumin dhe do të dhurojë një paraqitje shumë të mirë: “Kemi takuar shumë lojtarë për të menaxhuar sa më mirë rikthimin e tyre me Kombëtaren dhe për t’u përgatitur sa më mirë për këtë grumbullim, pasi kemi dy ndeshje shumë të rëndësishm­e. Për të menaxhuar rikthimin e lojtarëve me Kombëtaren është një moment paksa i vështirë sepse kampionate­t përfundojn­ë në data të ndryshme dhe duhet që lojtarët të kuptojnë rëndësinë. Ne e dimë që janë dy ndeshje të vështira, nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, ne nisim rrugëtimin tonë dhe duhet të luftojmë fort për objektivin tonë. Në ndeshjen me Moldavinë me shumë mundësi do ta kemi stadiumin plot me tifozët tanë, një stadium i ri e i bukur dhe tifozët do të na mbështesin, të na motivojnë e të ndihmojnë skuadrën, kjo është diçka shumë e rëndësishm­e. Ne zbresim në fushë për të dhënë 100%, me shumë dëshirë dhe tifozët presin nga ne që të tregojmë në fushë zemrën dhe shpirtin e duhur, organizim i mirë, ritëm dhe atë që duam ne nga kjo skuadër. Dhe ne i kemi këto elemente, lojtarët janë të bindur për këtë objektiv dhe shkojmë për të bërë një ndeshje të mirë, jam i bindur. Forca Shqipëri!”, shprehet trajneri brazilian, Silvinjo, në intervistë­n e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania