Panorama Sport (Albania)

Thartori: U ndërtuam për sukses, ardhjet e janarit na forcuan

-

Në skenë gjithnjë del trajneri, por dihet se stafi i tij është një element shumë i rëndësishë­m, pa të cilin nuk mund të bëhet. Pas suksesit të Edlir Tetovës, renditet edhe Eduart Thartori, zëvendëstr­ajneri i Egnatias. I njohur për qetësinë që i reflekton skuadrës, Thartori ka qenë shumë i rëndësishë­m në prapaskenë dhe suksesi i skuadrës tregon qartë se ndihmësi i Tetovës i ka bërë detyrat shumë mirë. Në një intervistë për "Panorama Sport", Thartori tregon mbi arritjen e madhe të rrogozhina­sve, që kanë siguruar kualifikim­in në Europë dhe finalen e Kupës së Shqipërisë.

Si e vlerësoni ecurinë e Egnatias në këtë sezon?

Egnatia e këtij sezoni u ndërtua për të qenë një nga tri vendet e para. Ky objektiv ka qenë gjatë gjithë kohës në fokusin tonë. Mendoj se arritja e këtij synimi dy javë para fundit të kampionati­t është një sukses i madh.

Cilën periudhë do të veçoni si më të mirën e këtij sezoni?

Çdo periudhë ka vështirësi­të e saj. Ajo që them me bindje të plotë është se skuadra, në asnjë moment të këtij sezoni nuk e ka vënë në diskutim potenciali­n e saj.

Cilat janë pritshmëri­të për finalen e Kupës ndaj Tiranës?

Në këtë edicion kemi bërë mirë në gjithë rrugëtimin në turet e luajtura, ku nuk njohim asnjë humbje. Finalja sigurisht ka tjetër përgjegjës­i. Këtë sezon uroj ta mbyllim duke arritur një sukses historik, që Kupa të vijë në Rrogozhinë.

Jeni një skuadër që shënoni shumë dhe pësoni pak. Si e shihni këtë tregues?

Kjo që ka ndodhur me ne tregon se Egnatia është një skuadër e konsolidua­r, e cila ka ditur të shënojë sistematik­isht, por edhe të mbrohet mirë. Veçanërish­t në periudhën pas merkatos së janarit, arritjet në këtë drejtim janë më të prekshme. Sepse edhe ardhjet ishin vërtet cilësore. Në të dyja frontet, kampionat dhe Kupë, angazhimi ka qenë i njëjtë, serioz dhe me plot risi.

Përveç titullarëv­e, kanë luajtur rol edhe lojtarët e stolit. Jeni i kënaqur me këtë pjesë të skuadrës?

Është normale që disa lojtarë do të luajnë më shumë e disa më pak. E kemi përgatitur çdo ndeshje në varësi të kundërshta­rit. Egnatia ka një grup futbollist­ësh shumë të mirë dhe fakti se në stol ka disa emra, që nuk dallojnë me pjesën tjetër të formacioni­t, e tregon më së miri kompaktësi­në, që e ka treguar secili në aktivizime­t në fushë.

Cilat janë synimet tuaja në ndeshjet e mbetura me Teutën dh Kukësin?

Nuk pres të ndodhë asgjë e veçantë, për ne Teuta dhe Kukësi janë dy kundërshta­rë të radhës dhe të vlerësohen si të tillë.

Si është ndërtimi strukturor i instancave të klubit? Ju kanë ndihmuar të arrini këtë sukses?

Merita së pari shkon për presidenti­n Agim Demrozi. Me thjeshtësi­në në komunikim dhe mbështetje­n konkrete të tij, Egnatia ka bërë atë që deri dje quhej e paarritshm­e. Drejtuesit kanë punuar dhe vijojnë të punojnë me pasion dhe përkushtim absolut. Ky shembull organizimi e bashkëpuni­mi mes gjithë faktorëve e ka sjellë Egnatian këtu ku është. Jeni nga Rrogozhina dhe ju e "testoni" nga afër edhe përjetimin e tifozëve për situatën në ekip. Një konstatim për këtë? E shoh që vëmendja për futbollin në Rrogozhinë është tashmë 24 në 24. Tifozët kanë të drejtën e tyre të gëzohen për sa është bërë deri tani e madje presin edhe më tepër. Përjetimin që ata kanë, është vështirë të përshkruas­h, sado fjalë që të thuhen për ta. FATMIR EFICA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania