Panorama Sport (Albania)

Portieri hero, kalon Flamurtari

Barazimi i Umejiegos nuk mjafton, Asllanaj djeg shanset e Apolonisë për elitën

- ERMAL SIKA

Pedro shënon i pari dhe më pas humb penallti, por në fund mendon Kuka t’i mbajë në lojë

Flamurtari vazhdon garën në “play off”. Edhe pse finalja me Apoloninë përfundoi në shifrat 1-1, perfitoi nga avantazhi që i jepte rregullorj­a. Rruga për të realizuar objektivin “Superiore” është ende e gjatë, sidoqoftë, pasi tani duhet të kalojnë Korabin dhe më pas ekipin që do të renditet në vend të 8-të në Superiore. Ishte një ndeshje dramatike ajo që u zhvillua dje në Vlorë. Pati nerva, dëmtime, gola të bukur, penallti të humbura, kartonë të kuq e të verdhë dhe shumë lot. Nëse Pedro shënoi gol dhe gaboi nga pika e bardhë, mendoi Kuka që të bënte heroin. Ai priti penalltinë e Asllanajt në fund dhe zhvlerësoi barazimin e Umejiegos.

PJESA E PARË

Ndeshja me ritëm, por vetëm në të 6-ën krijohet aksioni i parë konkret. Është Ribaj që gjuan fort, por grushton Harizaj. Në të 18-ën Beqaj tenton me të djathtën, por pa sukses. Me kalimin e minutave agresivite­ti shtohet, aq sa Beqja dëmtohet në fytyrë pas një ndërhyrjej­e dhe më vonë Umejiego përplaset me kokë me Liçajn. Ethet shtohen në të 39-ën, kur për pak Beqja gjen golin. Kuqezinjtë shtojnë presionin, ndërsa bardhejesh­ilët janë më të tërhequr. Në të 42ën Orelesi ka probleme me kaviljen dhe bëhet gati Maksuti që ta zëvendësoj­ë, por nigeriani refuzon. Dëshironte që të qëndronte në lojë, e megjithatë në të 4-ën minutë shtesë, nga 6 që u akorduan, mesfushori u dorëzua dhe la fushën. Maksuti, i sapofutur në fushë, bëhet direkt protagonis­t. Shërben për Gjatën, i cili fluturimth­i lëshon një predhë që përplaset në tokë e më pas në duart e Kukës. Kur u duk që do të mbyllej këtu, në limitet e shtesës, vlonjatët zhbllokojn­ë shifrat. Pedro shkarkon nga 16 metra dhe topi përfundon në rrjetë, 10, mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË

Flamurtari kthehet i rrezikshëm nga pushimi, por rastet vetëm sa i shpërdoroj­në. Hallet shtohen rrugës për Apoloninë, kur dëmtohet Omeri. Ka një problem serioz në krah dhe detyrohet të lërë lojën. E megjithatë, fierakët në të 63-ën befasojnë. Një kros nga e djathta gjen Umejiegon, që nuk fal dhe u jep shpresë fierakëve. Ethet shtohen më shumë, kur tre minuta më vonë ka penallti për vendësit. Fernando ndalet në zonë nga Ndubuisi dhe për kryesorin Hamiti ka 11metërsh. E merr përsipër Pedro, por gjuajtja është për të vënë duart në kokë. Apoloninë e lë edhe M.gjata, që zëvendësoh­et pas një shqetësimi muskulor. Përtej gjithçkaje, skuadra e Veljko Dovedan nuk dorëzohet dhe është kërkuese. Çerekorësh­i i

fundit ka shumë tension, pasi Repaj tërheq nga fanella Oliveirën dhe disa të verdhë. Një minutë para fundit, mund të ndodhte përmbysja e frikshme. Kuka ndërpret një inkursion të Maksutit në të 89-ën dhe penallti. Nga pika e bardhë gjuan Asllanaj,

por portieri i vlonjatëve shlyen gabimin dhe pret penalltinë e shkaktuar prej tij. Kryesori sinjalizon 6 minuta shtesë, por ato nuk do të sillnin asgjë, përveç një të kuqi për Ndubuisin. Flamurtari feston në fund kalimin në finalen tjetër të “play off”-it.

 ?? ?? FLAMURTARI-APOLONIA 1-1 Pedro Augusto duke festuar golin në ndeshjen e djeshme
FLAMURTARI-APOLONIA 1-1 Pedro Augusto duke festuar golin në ndeshjen e djeshme
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania