Panorama Sport (Albania)

Kumbarçe: Tomorin e ndëshkuam me skemë të provuar në stërvitje

-

Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe, është i lumtur për suksesin e arritur, teksa për të dytin sezon radhazi dibranët i shkojnë deri në fund garës për t’u ngjitur në Superiore. Në prononcimi­n pas ndeshjes, ai theksoi se humbja e dy javëve më parë përballë Tomorit i kishte ndihmuar shumë. Sipas Kumbarçes, strategjia e lojës në pritje kishte rezultuar efikase në Berat. “Jemi të kënaqur, sepse skuadra ka zbatuar në mënyrë perfektë detyrat që i kishim dhënë ne si staf. Ishte ndeshje e përgatitur jashtëzako­nisht mirë. Goli me goditje dënimi ishte i punuar dhe i provuar në stërvitje. Luajtëm dy javë më parë në Berat dhe analizuam me detaje të gjitha situatat që ndodhën në ndeshjen që humbëm 3-1. E kishim parashikua­r këtë lloj vështirësi­e, për vetë kontingjen­tin që ka Tomori, sidomos në fazën e dytë. Në fazën e parë kemi qenë shumë efikas, ndërsa në fazën e dytë patëm disa probleme dhe dinamika brenda grupit, me dëmtime e kartonë, por edhe largime. Që kur kemi nisur fazën përgatitor­e kemi besuar gjithmonë dhe skuadra na e shpërbleu”, ka thënë fillimisht Kumbarçe, ndërsa foli edhe për sfidën me Flamurtari­n. “Luajmë me një skuadër që ka qenë simpatike gjatë kampionati­t, por ne do të bëjmë detyrën. Kemi shanset tona, tani luhet vetëm për fitore. Të shkonim deri këtu e kishim detyrë, në radhë të parë për presidenti­n që bën shumë sakrifica për ne, për tifozerinë e zjarrtë që kemi në Peshkopi, e cila na kontestuar me të drejtë në disa ndeshje. Shpresojmë që të kemi kthyer besimin”, deklaroi trajneri i Korabit për “Oversport”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania