Panorama Sport (Albania)

Pepa Pepa shpëton shpëton Lushnjën Lushnjën

Një gol në minutën e 20-të eviton turpin, Dalipit i sjell fat... Elbasani

- VLADIMIR MEMA

Verdhejesh­ilët likuidojnë Valbonën në ndeshjen shtesë dhe sigurojnë mbijetesën

Lushnja ia del, shpë ton zyrtarisht. Verd hejeshilët mundën në ndeshjen shtesë Valbonën dhe mbijetojnë në Kategorinë e Parë. Mjaftoi një gol i Brunild Pepës për fitoren më të rëndësishm­e të sezonit. Lushnjarët evituan turpin e rënies në “Elbasan Arena” dhe tani mund të marrin frymë lirshëm. Edhe pse tropojanët krijuan volum loje dhe patën më shumë dëshirë, nuk e shkruan dot historinë. Në fund vendosi eksperienc­a e skuadrës së Klevis Dalipit, që ditën të mbronin me fanatizëm golin e shënuar në minutën e 20-të.

PJESA E PARË - Përballja do të niste e qetë dhe me shumë forca në mesin e fushës nga të dyja ekipet, të cilët nuk preferojnë të dalin në sulm. Sakaq, tensioni është ai që bie në sy në këto minuta, me dy kapitenët, Canka dhe Sefgjinaj, që përplasen mes tyre dhe më pas përfshihen të gjithë lojtarët. Pasi u qetësuan gjakrat, Kridens Meta e zgjidh me nga një të verdhë për të dy protagonis­tët e sherrit. Në të parin rast të rrezikshëm lushnjarët kalojnë në avantazh. Pepa përfiton si duhet nga një krosim në zonë, hezitojnë të largojnë tropojanët dhe me kokë sulmuesi e ndal në rrjetë. Minuta e 20-të dhe të besuarit e Dalipit ndihen më të qetë. Tropojanët shohin më shumë drejt sulmit pas disanvataz­hit, por hasin vështirësi për të gjetur hapësira në mbrojtjen lushnjare. Në dy raste Mziu tenton nga distanca, por pa rezultat, ashtu si edhe goditjet e Çutrës dhe Rosajt, që nuk kanë saktësinë e duhur. Lushnja mbron me fanatizëm rezultatin dhe e para mbyllet në avantazhin e një goli.

PJESA E DYTË - E dyta nis menjëherë me vrull, teksa Canka për pak dyfishon rezultatin, por goditja kalon ngjitur me shtyllën. Në kahun tjetër është Mashi, që fare pranë portës nuk e shtyn dot në rrjetë, pasi sfera kaloi gjithë pasqyrën e zonës, duke humbur mundësinë më të mirë për të rikthyer baraspeshë­n dhe dhënë shanse Valbonës për të shpresuar te ngjitja dhe rrjedhimis­ht historia. Janë tropojanët që bëjnë përpjekje më të mëdha drejt sulmit, ndryshe nga lushnjarët që përpiqen të mbrojnë rezultatin dhe përpiqen më shumë me anë të kundërsulm­it. Çdo minutë që kalon shkon në favor të Lushnjës, të cilët për pak dyfishojnë me Cankën, por sulmuesi nuk e prek dot sferën për ta shtyrë drejt rrjetës. Në

kahun tjetër Çutra provon të djathtën që kalon ngjitur me shtyllën e Kaloshit. Përpos sulmeve deri në fund, Valbona nuk ia del të shkojë te goli, duke dalë kështu e mundur nga fusha, me Lushnjën që feston qëndrimin në Kategorinë e Parë.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Lushnja feston golin që i dha mbijetesën
FOTO: F.HAZISLLARI Lushnja feston golin që i dha mbijetesën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania