Panorama Sport (Albania)

Mateus: Bajern firmosi me Tuhelin për shkak të Juves

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Largimi surprizë i Julian Nagelsmani­t ende vazhdon të mbetet mister se përse u mor ky vendim në një periudhë aspak të zakonshme, pika kulmore e sezonit, aq më tepër kur tekniku 35-vjeçar kishte firmosur kontratë afatgjatë dhe gëzonte respektin e bordit. Lotar Mateus në rrëfimin e fundit për "GOAL" ka hedhur dritë, duke dale edhe me argumente bindëse. Është fakt se Nagelsmani i kishte dhënë Superkupën Bajernit në fillimit të sezonit 2022-2023 dhe e kishte kaluar me sukses grupin e ferrit në Ligën e Kampioneve, ndonëse në të gjendeshin "përbindësh­a" në arenën europiane, si Inter apo Barcelona, e përkthyer me pikët maksimale dhe asnjë gol të pranuar karshi dy rivalëve të mësipërm, pa anashkalua­r avancimin në fazën me eliminim direkt ndaj "princërve". PRONONCIMI I MATEUSIT-"DËBIMI i Julianit nga pankina e bavarezëve erdhi vërtet si bombë, jo vetëm për mua. Ai kishte kryer me korrektesë detyrat në pankinën e klubit më të titulluar në Gjermani. Fitoi Superkupën me meritë dhe po avanconte me hapa të sigurt në Champions. Ndërsa në Bundesligë oshilacion­et gjenin kthesën e duhur sa here që distanca me ndjekësit ngushtohej. Kur dëgjova raportimet e para se ish-trajneri i Lajpcigut nuk do të ishte më

në krye të Bajernit, mendova se ishte shkaka me rastin e afrimit të datës 1 prill. Pastaj lajmi doli kudo derisa klubi e zyrtarizoi ndarjen. Elementi që më bëri më tepër përshtypje lidhet me qëndrimin kundërshtu­es mbi shkarkimin e Julianit, si Kimish dhe Gorecka,

tregues se personazhi në fjalë kishte krijuar raporte të forta me kontingjen­tin", pohonte i çuditur nga manovra e kryer nga binomi Kahn-salihamixh­iç.

FRIKA NGA JUVJA DHE PRETEKSTI PËR ZHDUKJEN E NAGELSMANI­T-"PËRPARA

se Tuhel të zbarkonte në Mynih, Juventusi e kishte vënë në radar dhe palët kishin nisur kontaktet. Drejtuesit e kampionët e Bundesligë­s u panikosën nga interesimi i bardhezinj­ve për të nënshkruar me ishtekniku­n e Dortmundit. Frika më e madhe koincidont­e me

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania