Kreu, Dortmundi gati të skalisë titullin vetëm pas 4 javësh kryesim
Borusia Dortmund ka shansin e artë për të ngritur titullin pas më shumë se një dekade "nënshtrimi" nga "dinastia" e Bajernit në Bundesligë. Takimi me Maincin do të shërbejë si pengesa finale për ta bërë të tyre trofeun. Mënyra se si rrodhën ngjarjen në javën e 33-të në ligën gjermane ka nxjerrë në skenë një të dhënë interesante, madje më pikantja krahasuar me ekipet që e kanë fituar kampionatin pas 4 javësh kryesim. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga ekipet "sprintierë" në javët finale, që ia kanë marrë në kthesë rivalëve.
DORTMUNDI- 4 JAVË KRYESIM: Barazimi me Bohumin dha tablonë se titulli kishte marrë nuancat e një "ëndrre të bukur", megjithatë ndalesa e Bajernit karshi "demave" në javën pararendëse u ka dhënë të drejtën legjitime verdhezinjve ta kenë në dorën e tyre fatin e çështjes titull. Kuota e 4 javëve kryesim është më e vogla në top 5 ligat kryesore që ka ndodhur rokada në krye, e finalizuar me sukses.
PSG- 9 JAVË KRYESIM: Marseja dhe Lioni e alternuan pozitën e kryesuesit derisa PSG-JA i mori frerët në momente decizive në sezonin 2014-2015, e përkthyer me 9 raunde kryesim, e mjaftueshme.
MANÇESTER SITI-9 javë kryesim: Rrëshqitja e Stiven Zherard në periudhën 2014-2015 mori nota jetike në humbjen e titullit nga Liverpuli. Episodi në fjalë u dha mundësin "qytetarëve" të ngjiteshin në krye dhe me 9 raunde si lider të fitonin titullin.
MANÇESTER SITI-11 javë kryesim: Triumfi i Pepit me Sitin në Premier Ligë është ende i freskët. Pavarësisht se Arsenali e bëri komandon për më shumë se 2/3 e ligës, Halandi me grupin e tij gdhendi emrin si fitues.
ATLETIKO MADRID-13 javë kryesim:"el Kolçoneros" me një strateg në stol si Diego Simeone dhe një "përbindësh" në fushe si Diego Kosta i dhanë shuplakën në verdiktin final hegjemonisë së Barcelonës në La Liga përgjatë vitit 2013-2014. Kreu u ruajt me fanatizëm në javën e fundit të kampionatin spanjoll, që koincidon pikërisht me ndjekësit e Barçës, e përfunduar në barazim (1-1).
BAJERN MYNIH-13 javë kryesim: Borusia Dormtund prezantoi një formë të mirë në sezonin 2018-2019, ashtu siç Bajerni ka bërë në pjesën më të madhe në kampionatit aktual, megjithatë luhatjet në rezultate shërbejnë si indicia e duhur që rekordmenët të fitonin titullin.
MILAN-14 javë kryesim: Gabimi i zikaltërve përballë Bolonjës u pasua me marrjen e kreut nga të besuarit e Piolit. Prej asaj sfide kuqezinjtë nuk e lëshuan më vendin e parë.
JUVENTUS-14 javë kryesim: Napoli dëfreu futboll cilësor dhe të këndshëm për sytë, ama jo deri në atë pikë sa të ruanin kryesimin deri në javët finale. Juventusi e siguroi titullim me diferencë prej 4 pikësh ndaj napolitanëve (95Juve, 91-Napoli). Po të njëjtën numër javësh kryesim Juvja pati edhe në sezonin 2015-2016. Interi dhe Napoli iu bën makth, por jo sa t'i rrëzonin nga froni.
BAJERN MYNIH-16 javë kryesim: Periudha e vështirë me në krye Niko Kovaç bëri që bordi t'i besonte drejtimin Hasni Flik, i cili i pruri "në vijë" mes situatash të vështira nga epoka e ballkanasit.
Real Madrid-18 javë kryesim: "Përplasjet" e vazhdueshme Barça-real në ligën spanjolle 2019-2020 mund të quhen me të drejtë si më konkurrueset e dekadave të fundit, "luftë" deri në javët finale, e përfunduar në duart e "galaktikëve".
Inter-18 javë në kryesim: Gati gjysmën e sezonit Antoni Konte bëri ligjin në majë të Serisë A me zikaltrit në 2021-shin. Lukakau-lautaro shërbyen si gurët e duhur për t'i "thyer" dorakun "zonjës së vjetër" dhe të shpalleshin kampionë.