Panorama Sport (Albania)

Llogaritë, kthimi i Mesit i sjell plot 230 milionë euro Barcelonës

-

Barcelona vazhdon t’i bëjë llogaritë me rikthimin e Lionel Mesit në “Camp Nou”. Edhe pse fillimisht do t’i duhet të bëjë disa shpenzime të qenësishme, në klubin katalanas kanë bërë llogaritë për ato çfarë do të fitojnë nga rikthimi i Mesit. Dhe shuma e llogaritur nuk është shaka, sepse flitet për 230 milionë euro! Megjithëse zëvendëspr­esidenti ekonomik i Barçës, Eduard Romeu, mohoi në intervistë­n që ai bëri një javë më parë se klubi i Barçës kishte kryer ndonjë studim mbi fizibilite­tin e kthimit të Mesit dhe se sa mund të matet kthimi i tij në lidhje me përfitimin ekonomik, gazeta katalanase “Sport” e sheh ndryshe situatën. Kjo gazetë ka bërë me dije të hënën se ka siguruar një raport të brendshëm që nënvizon se injeksioni financiar për subjektin e kryesuar nga Joan Laporta llogaritet në 230 milionë euro përfitime. Gjithmonë sipas “Sport”, Barça do të përfitonte 150 milionë euro më shumë nga sponsorët (informacio­net kujtojnë se PSG-JA u rrit

13% në sponsorë dhe 60% në shitjet e fanellave me ardhjen e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”) dhe 80 milionë nga biletat; dhe se përfitimi neto i nënshkrimi­t të tij, pasi t’i zbritet paga (mund të jetë rreth 25 milionë euro), plus investimin e klubit për ta afruar, do të ishte rreth 100 milionë euro. Nënshkrimi i Lionel Mesit është

në një fazë vendimtare deri në atë pikë sa Barça shpreson që këtë javë La Liga do t’i japë dritën jeshile planit të fizibilite­tit dhe mund të nisë ofensivën e saj përfundimt­are për të rikthyer Leon në “Camp Nou”. Kujtojmë se Mesi, veç Barcelonës ka në tryezën e tij edhe një sërë ofertash të tjera, që nga rinovimi i

mundshëm – gati i pamundur – me Paris Sg-në, ofertën marramendë­se nga Arabia Saudite, por dhe një ofertë të katërt nga SHBA-JA. Por në moshën 36 vjeç, paratë nuk duket se përbëjnë më përparësi për argjentina­sin, i cili ka një lidhje emocionale të përjetshme me Barçën që u shkëput në verën e vitit 2021.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania