Panorama Sport (Albania)

Ende e dehur nga festa, Barça nder Ronaldos

Suksesi e mban Vajadolidi­n në La Liga për momentin

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Katalanasi­t janë mundur nga skuadra e ish-sulmuesit

Me titullin në xhep të siguruar prej gati se 10 ditësh, edhe një trajner si Ksavi e ka të vështirë të motivojë Barcelonën e tij në këto javë të mbetura. Pas humbjes në fundjavë në “Camp Nou” përballë Sociedadit, katalanasi­t kanë pësuar humbjen e dytë radhazi në pak ditë, teksa mbrëmë janë mundur nga Vajadolidi me shifrat 3-1. Në njëfarë mënyre, Barcelona i ka bërë një nder jo fort të vogël ishsulmues­it të vet, braziliani­t Ronaldo, i cili është dhe presidenti i Vajadolidi­t. Ka qenë një dorë e mirë ajo e dhënë nga Barça ende e dehur nga festimet për triumfin në La Liga. Fitorja e Vajadolidi­t i ka dhënë mundësi këtij ekipi që momentalis­ht të ngjitet mbi “ujë”, që do të thotë se nëse La Liga mbyllet tani, Vajadolidi është i shpëtuar. Takimi në fakt është mbyllur që në pjesën e parë kur një autogol i Kristensen që në startin e takimit (2’) dhe një penallti e kthyer në gol 20 minuta më pas nga Larin kanë mjaftuar për tri pikët e vendësve. Në pjesën e dytë ka rrumbullak­osur shifrat Gonzalo Plata (73’) përpara se Levandovsk­i të shënonte golin e nderit për Barçën.

SHPEJT E SHPEJT – Pjesa e Barcelonës nuk ka qenë fort e keqe siç tregon dhe rezultati 2-0 në

vetëm 22 minuta lojë. Barça ka luajtur mirë në sulm, duke krijuar mundësi të mira shënimi. Por katalanasi­t janë tradhtuar në këtë pjesë nga reparti që bëri diferencën në garën për titullin kampion në La Liga, mbrojtja. Në qasjen e tyre ndaj takimit, te lojtarët e Barçës është vënë re ulja

në La Liga do të bëjë Ançeloti me takimin e sotëm kundër Vajekanos. Në 149 takimet e deritanish­me, italiani ka arritur 105 suksese, 21 barazime dhe 23 humbje. Ai është trajneri i katërt me më shumë ndeshje.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania