Turi i Shqipërisë, grekët dominojnë etapën e dytë
Stedman mbetet lider, Demiri probleme me biçikletën
ÇIKLIZËM/ Boutopoulos fiton garën Tiranë-elbasan
Edicioni i 80-të i Rre thit Çiklistik të Sh qipërisë ka mbyllur dje ditën e dytë të aktivitetit, me etapën e dytë që kishte itinerarin: Tiranë-lushnjë-elbasan, për një distancë prej 153.3 kilometrash. Një garë mjaft interesante, e shoqëruar me rivalitet që nga fillimi e deri në fund. Ndryshe nga etapa e parë, që u zhvillua thuajse gjatë të gjithë kohës nën reshjet e shiut, këtë herë çiklistët pedaluan në kohë me diell dhe në temperatura më të larta. Në afërsi të Peqinit një grup prej pesë çiklistësh krijuan shkëputjen, por kjo zgjati deri në hyrje të Elbasanit, pasi aty grupi u bashkua për sprintin në final. Në metrat e fundit kishim një duel të fortë rrotë më rrotë mes dy grekëve, teksa Georgios Boutopoulos mbërriti i pari në finish me kohën 3:21:43, duke lënë në vend të dytë bashkëkombësin Polychronis Tzortzakis. Podiumi u plotësua nga një tjetër helen, Nikiforos Arvanitou me diferencë +2 sekonda nga kreu, diferencë më te cilën mbërritën edhe 16 çiklistë të tjerë, mes tyre edhe dy sportistët e Shqipërisë, Mikel Demiri dhe Lukas Kloppenborg. Demiri pati një problem edhe me gomën e biçikletës së tij në hyrje të tunelit të Elbasanit, problem që e sforcoi jo pak për ta arritur pjesën tjetër të grupit. Megjithatë me ndihmën e skuadrës, Demiri arriti që të rikuperonte. Ndërkohë duke kaluar te renditja e përgjithshme, britaniku Maximilian Stedman i skuadrës Velo Schils ruan fanellën e verdhë të liderit me kohën totale 6:41:40. Në vend të dytë renditet rumuni Cristian Raileanu (+0:04), ndërsa i treti pozicionohet greku Periklis Ilias (+0:08). Më pas vjen Mikel Demiri i Kombëtares shqiptare, i cili ka diferencë prej 13 sekondash nga kreu. Ndërsa top-10 e renditjes së përgjithshme plotësohet sipas radhës, duke nisur me grekun Miltiadis Giannoutsos (+0:24) në vend të pestë. I gjashti renditet çiklisti nga Azerbajxhani Musa Mikayilzade (+1:20), në vend të shtatë pozicionohet turku Burak Abay (+1:48), më tej në vend të tetë renditet belgu Lawrence Schotte (+1:52). Polychronis Tzortzakis (+2:02) i Greqisë mban vendin e nëntë, ndërsa i dhjeti është turku Ali Egin me diferencë 2 minuta e 12 sekonda nga kreu. Duke u kthyer te eventi i djeshëm, në fund të garës u mbajt edhe ceremo