Panorama Sport (Albania)

Historike, Denver shpallet kampion në Perëndim

Lebron Xhejms mediton tërheqjen: Të shohim...

-

NBA/ “Nuggets” likuidojnë 4-0 Lejkërsat, Jokiç super

Denveri u shpall dje kampione në Kon ferencën e Perëndimit në NBA, pas fitores në frymën e fundit 113-111 ndaj Lejkërsave, në ndeshjen e katërt finale. Denver triumfoi kështu 4-0 serinë e ndeshjeve, duke fituar titullin e parë në histori në Konferencë­n e Perëndimit në NBA. Tashmë “Nuggets” do të luajnë për herë të parë në 47 vite histori për titullin kampion në NBA, me fituesin që do të dalë nga çifti Majemi- Boston, ku ekipi nga Florida udhëheq 3-0. Edhe një herë ai që bëri diferencën në fushë ishte Nikola Jokiç, autor i një “tripledoub­le”, me 30 pikë, 14 ribaunde e 13 asiste. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, më e mirë për Lejkërs në pjesën e parë, ku shkëlqeu Lebron Xhejms, autor i 40 pikëve e 10 ribaundeve. Devisi e mbylli me 21 pikë e 14 ribaunde, por që s’mjaftuan për të fituar. Ndërkohë, përveç serbit Jokiç, për Denverin u dalluan edhe Mërrej me 25 pikë e Gordon me 22 pikë. Jokiç u shpall edhe më i miri i këtyre finaleve, duke vendosur edhe rekordin e 8 “tripledoub­le” në finalet “play off”. Tashmë Denver do të synojë titullin e parë në histori, ndërsa për Lejkërs ky ishte maksimumi për një sezon, i cili nisi keq, por që u përmirësua me kalimin e kohës.

LEBRON MEDITON TËRHEQJEN - Disfata përballë Denverit në finalen e Konferencë­s së Perëndimit, duket se mund të jetë dhe e

fundit për “Mbretin” Xhejms në NBA. Pas sfidës së katërt, 38-vjeçari u duk i dorëzuar dhe i lodhur, duke u shprehur se momenti i tij për t’u larguar nga basketboll­i mund të ketë ardhur. “Do të shohim se ç’do të ndodhë. Akoma nuk e di. Personalis­ht për mua’ të vazhdoj me basketboll­in, kam shumë për të menduar”, u

shpreh Lebron, një deklaratë, e cila, sipas medieve, përkthehet si fundi i një cikli. Kujtojmë që Lebron Xhejms hyri në historinë e NBA-SË duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Ai gjithashtu ka fituar katër tituj kampion, dy me Majemi Hit, një me Klivland Kavaliers dhe një me Los Anxhelos Lejkërs.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania