Panorama Sport (Albania)

Tirana humbet kreun, dramë në Rrogozhinë

- FATMIR EFICA

Tirana tronditet në Rrogozhinë, barazon 2-2 me Bylisin dhe humb kreun e renditjes, por mes shumë kontestime­sh, një penalltie që nuk është dhe pushtimit të fushës e dhunës ndaj gjyqtarëve.

Një pikë e marrë në Rrogozhinë, që katapulton bardheblut­ë të dytët për shkak të ndeshjeve direkte dhe mallkimit në derbi. Edhe Bylisi merr një pikë, por ndeshjen e prish rrëmuja në fund të ndeshjes, me tifozët që bëhen padronë të fushës. Tani Tirana ka në dorë vetëm mrekullinë.

NDESHJA - Takimi nis me të pestin, për Tiranën, për dy minuta, ka tri raste të pastra për gol me Hasanin e Aleksin. Në të 15-ën, kros i Damçevskit në zonë, Kaçorri gjuan me kokë, pret Bekaj në vijën fatale. Bardheblut­ë në minutën e 22-të kalojnë në avantazh me anë të Hilës. Pas një kundërsulm­i të bardhebluv­e, Deliu pason tek Abazaj që merr krahun dhe gjen Hilën në zonë dhe ky i fundit tund rrjetën, duke kaluar në avantazh bardheblut­ë. Duhen tre minuta që VAR-I të konfirmojë golin. Me Partizanin që humbet, Tirana është kampione, por festa zgjat 4 minuta. Në minutën e 26-të, një kthim i gabuar i topit mbrapa të Përgjonit i jep mundësinë Danladit të gjuajë fluturimth­i duke shënuar golin e barazimit. Te Tirana ngrijnë, festë te Bylisi. Deri në fund të pjesës së parë Tirana ka disa raste për gol që nuk materializ­ohen. Pjesa e dytë nis me gol për bardheblut­ë. Është Hila që shënon pas një tjetër kombinimi me Abazajn, duke i dhënë avantazhin skuadrës bardheblu. Festë bardheblu, ndërsa Bylisi kërkon barazimin, që vjen në minutën e 80-të, por me një polemikë të gjatë. Në minutën e 74-t, penallti për Bylisin, pas një kontakti në zonë mes Behiratçes dhe Kaçorrit, Kridens Meta bën shenjë nga pika e bardhë. Edhe Shehi hyn në fushë për të protestuar, ndërsa të gjithë te bardheblut­ë kundërshto­jnë vendimin e gjyqtarit. Ka kaos në fushë dhe vetëm në minutën e 80-të Adili kthen në gol 11-metërshin. 22 dhe tani nis më e bukura. Eskuerdinj­a mund të çojë në avantazh Bylisin në shtesë, ndërsa nga minuta e 95-të deri në fund të lojës Tirana ka katër raste për gol, më flagranti ai i Najdovskit që me portën bosh nuk çon topin në rrjetë. Përfundon barazim 2-2, që zbret Tiranën të dytën, ndërsa Bylisi është në lojë për Superioren. Gjithsesi, pas vërshëllim­ës së fundit ndodh katrahura.

DHUNA - Fundi i ndeshjes mes Tiranës dhe Bylisit ka qenë shumë i tensionuar, me skuadrën bardheblu që i është vërsulur kryesorit Kridens Meta e më pas edhe tifozët që hynë për të bërë vetëgjyqës­i. Të parët ishin lojtarët dhe stafi i bardhebluv­e që rrethuan gjyqtarin Meta, i cili akuzohej nga ata për një penallti që akordoi në favor të Bylisit, nga e cila erdhi barazimi i shifrave. Më pas, ishin tifozët e tensionuar, të cilët hynë në fushë të shumtë në numër, duke rrethuar gjyqtarin dhe godisnin atë dhe vijërojtës­it. Policia dhe forcat e sigurisë ia dolën pas disa çastesh kaosi të shoqëronin në dhomat e zhveshjeve gjyqtarët e sfidës. Situata u rëndua në mënyrë ekstreme dhe vetë presidenti i bardhebluv­e, Refik Halili, u detyrua të zbriste në fushën e lojës që të mundohej të qetësonte situatën. Ai u bëri thirrje futbollist­ëve, por sidomos tifozëve, që të shmangnin ngjarje të tilla, duke u munduar që të rivendoste rendin në fushë. Por pas qetësimit të situatës, edhe ai u përfshi nga emocionet e rezultatit zhgënjyes për ekipin e tij.

 ?? ?? Policia tenton të vërë rregull
Policia tenton të vërë rregull
 ?? ?? Tifozët pushtojnë fushën
Tifozët pushtojnë fushën
 ?? ?? Hyrja e tifozëve të Tiranës në fushën e lojës
Hyrja e tifozëve të Tiranës në fushën e lojës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania