Panorama Sport (Albania)

Dhunohen gjyqtarët, në shtëpi me forca speciale

- FATMIR EFICA

Në fund ndeshjen e sfidës mes Tiranës dhe Bylisit, tifozët dhe jo vetëm, kanë dhunuar gjyqtarët e ndeshjes. Sipas informacio­neve të "Panorama Sport", janë goditur dhunshëm, madje edhe me sende të forta, gjyqtarët Kridens Meta, Denis Rexha, Xhulio Mani dhe Olti Çela. Të katër gjyqtarët janë dhunuar deri në hyrje të dhomave të zhveshjeve, edhe pse kanë qenë të shoqëruar me policë. Situata ka qenë shumë e tensionuar, aq sa deri në shtëpi gjyqtarët janë shoqëruar nga forcat speciale të policisë. Gjyqtarët kanë qenë me hematoma nga goditjet.

-Për këtë ngjarje ka reaguar edhe policia me një deklaratë zyrtare. "Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-tirana, në Rrogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedural­e", njoftuan uniformat blu.

-Disa herë është ndalur loja gjatë ndeshjes. Në fillim u ndal 5 minuta loja, pasi gjyqtari kërkon që tifozët e Tiranës të mos valëvitin flamujt e tyre, pasi bllokojnë pamjet e VAR-IT. Te goli i parë, VARIT iu deshën 3 minuta për të verifikuar golin. Në pjesën e dytë, loja u ndal 6 minuta pasi bardheblut­ë protestoni­n për penalltinë e dhënë në favor të Bylisit.

-1.45 ishte koeficient­i për fitoren e Tiranës në sfidën ndaj Bylisit.

Në minutën e dytë Abu përplaset pa dashje me Lulajn, ka momente paniku, por në fund ndërhyjnë mjekët e skuadrës.

-Tirana në sfidën e djeshme ishte vetëm katër minuta kampione e Shqipërisë.

-Në fund të lojës në rrëmujat e zhvilluara është goditur edhe lojtari i Bylisit, Loran. Turma nuk ka ditur kë ka marrë përpara.

-Duke qenë se hyrja ka qenë pa bileta, e lirë, numri i spektatorë­ve ka qenë afër 1000. Rreth 700 kanë qenë tifozët bardheblu dhe pjesa tjetër tifozë rrogozhina­s e nga rrethinat e këtij qyteti.

-Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, disa minuta ka qëndruar në fushë me delegatin Besnik Çela kur ekipet ishin në nxehje. Ka qenë një shi i lehtë që e spostoi bisedën e tyre brenda tunelit ku hyjnë dhe dalin ekipet në fushë. Pastaj me nisjen e ndeshjes së bashku me vëllanë e tij, ishkryebas­hkiaku mallakastr­iot, Agron Kapllanaj, ka qëndruar në tribunën VIP.

-Në minutën e 10-të, asistenti i parë, Denis Rexha, ka kërkuar ndërhyrjen e drejtuesve të Tiranës për të vënë në qetësi tifozët kryeqyteta­s, të cilët shpërthyen në një lumë fyerjesh e sharjesh për arbitrat.

-Në momentin e dhënies së 11-metërshit për miqtë janë futur në fushë gjithë pjesëtarët e stafit teknik të Tiranës, duke filluar nga trajneri Orges Shehi. Ata kanë kontestuar ashpër vendimin e arbitrit, por dhe faktin që gjyqtari nuk ka shkuar ta shohë në VAR këtë moment tepër përcaktues për fatin e kësaj ndeshjeje.

-Ndodh për herë të parë që Tirana nuk kryen asnjë zëvendësim përgjatë 100 minutave që vijoi ndeshja.

-Pas vërshëllim­ës së arbitrit Meta, drejtuesit e Tiranës kanë shpërthyer tek arbitrat për t'i kërkuar llogari për akordimin e 11-metërshit. Nga këto kontestime nuk ka qëndruar inaktive dhe tifozëria kryeqyteta­se, ku disa tifozë kanë çarë rrethimin e brendshëm dhe arritën deri te "gardhi" brenda në fushë, ndonëse me shumë policë, që mori në mbrojtje arbitrat e me tepër vështirësi i kaloi ata (gjyqtarët) deri në tunelin në drejtim të dhomës së tyre ku kanë qëndruar të mbrojtur nga forcat policore për mbi një orë.

-Tefik Osmani dhe Grent Halili, të dënuar nga Disiplina, ishin të pranishëm në fushën e lojës gjatë rrëmujave të fundtakimi­t.

 ?? ??
 ?? ?? Denis Rexhën e kanë goditur në kokë dhe veshin e djathtë, Kridens Metën në nofull dhe ka disa të çjerra. Xhulio Mani është goditur me shkelma, ndërsa arbitri i katërt, Olti Çela, me grusht në fytyrë
Denis Rexhën e kanë goditur në kokë dhe veshin e djathtë, Kridens Metën në nofull dhe ka disa të çjerra. Xhulio Mani është goditur me shkelma, ndërsa arbitri i katërt, Olti Çela, me grusht në fytyrë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania