Panorama Sport (Albania)

Bekaj: Vendim i turpshëm, jetojmë në Shqipëri...

Portieri dorëzohet: Kështu, e pamundur të fitojmë titullin

-

Visar Bekaj ka thyer heshtjen që kishte vendosur klubi Tirana për të mos folur pas sfidës me Bylisin për shkak të situatës së tensionuar, ai nuk ka ngurruar të aludojë para kamerave se tashmë për bardheblut­ë titulli do të ishte i pamundur në sfidën e fundit. Portieri duke folur për “Oversport” flet edhe për reagimet e trajnerit Shehi dhe presidenti­t Halili. Bekaj u patë tepër i nervozuar pas ndeshjes, çfarë ndodhi?

Jam krenar me çunat, me sakrificën që kanë bërë në këto ndeshje dhe për ato që kanë mbetur në fund. Nuk është e mirë që të hidhet kështu poshtë. Më vjen turp

nga një vendim jo i duhur se as shohin VAR-IN e asgjë, por ta shohim se çfarë do të thotë Bujar Pregja në moviolë, a është penallti apo jo. Ju kërkoj falje për kamerën që godita, por ajo që dua të them është që jam krenar me çunat dhe ne nuk dorëzohemi asnjëherë. Kemi edhe ndeshjen e Kupës, të fokusohemi te ndeshja dhe kaq.

Çfarë prisni në javën e fundit?

Jetojmë në Shqipëri vëllai… Ne do të japim maksimumin edhe në ndeshjen me Erzenin. Por kisha për të thënë që është e pamundur. Nuk kam çfarë të komentoj më shumë se dihen gjërat si janë.

Çfarë ju tha trajneri Shehi?

Jemi të gjithë të mërzitur, nuk ka çfarë thotë, është krenar me ne, me veten, me punën që ka bërë. Kemi qenë në ndeshje edhe me 10 lojtarë dhe nuk na kanë mundur. Ky është futbolli, këto janë vendime të ngutshme të personave. Kemi dy ndeshje, do të kthejmë sytë nga Kupa dhe vazhdojmë tutje. Nuk mbaron asgjë me këtë ndeshje, të ecim para, të shohim tutje.

Cili ishte reagimi i presidenti­t Halili?

Veç i matur, tha jam krenar me ju me çfarë keni bërë. Më tha vetëm qëndro i qetë. Është krenar me ne dhe kaq, nuk di çfarë të them e nuk mund të flas më shumë, se nuk e di. E kuptoni situatën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania