Panorama Sport (Albania)

Vllaznia ngec me Laçin, tension pas ndeshjes

Balaj shënoi supergol, por Guindo u përgjigj me 11-metërsh

- ADMIR URUÇI

Shkodranët lënë vendin e katërt, por kanë ende shpresë

Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët në “Loro Boriçi”, duke i prishur në njëfarë mënyrë punë njëra-tjetrës në garën për një vend në Ligën e Konferencë­s. Barazimi 1-1 la të pakënaqur shkodranët, të cilët ishin në vendin e katërt para kësaj ndeshjeje, por ky rezultat i zbriti të pestit, pasi Teuta i parakaloi. Megjithatë, si për Vllazninë, Laçin dhe Teutën, shanset për të qenë në vendin e katërt ekzistojnë ende, por shkodranët dhe durrsakët e kanë edhe të vështirë, për vetë faktin se luajnë ndaj Bylisit dhe Partizanit në transfertë, ndërsa kurbinasit presin Kastriotin që dje zbriti matematiki­sht nga Superiorja. Sa i përket ndeshjes së djeshme, që u luajt deri në minutën e 103-të, pjesa e parë ka qenë më e mirë për kuqeblutë, por rastet për shënim nuk u konkretizu­an me gol. Laçi u zgjua në 20 minutat e fundit të fraksionit, por portieri Zogoviç mbajti portën të paprekur. Pas pushimit trajneri Goce Sedloski bërë dy ndryshime, ndërsa menjëherë Vllaznia kaloi në avantazh me një supergol të Balajt, që goditi bukur në hyrje të zonës. Megjithatë, avantazhi i shkodranëv­e do të zgjaste deri në minutën e 70të, kur Guindo shënoi nga penalltia. Laçi u bë shumë i rrezikshëm në fund dhe dy herë shtyllat shpëtuan Vllazninë.

PIKANTET - “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në Shkodër, ku edhe pse hyrja ishte pa bileta, pati vetëm 1200 tifozë.

* Një ceremoni shumë e bukur u zhvillua në startin e takimit, ku lojtarët kampionë të skuadrave U-17 dhe U-21 të Vllaznisë, por gjithashtu ekipi i femrave që fitoi titullin e 10-të, u përshëndet­ën me tifozët shkodranë për sukseset fantastike që arritën këtë sezon.

* Kontestime të forta ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në minutën e 20-të, ku pas një ndërhyrjej­e të gabuar në dëm të një prej lojtarëve kuqeblu, ai vijoi lojën. Kjo habiti shumë tifozët, por edhe stafin. E njëjta gjë ndodhi me anësorin Denis Agaraj në minutën e 59-të, ku nuk akordoi një rivënie anësore, në një kohë që topi kishte dalë jashtë.

* Tifozët shkodranë bënë një gjest fantastik në momentin që nga fusha doli fantazisti i Laçit, Mentor Mazrekaj. Edhe Sebastaj Spahiu, i larguar i dëmtuar nga fusha në minutën e 91të, u duartrokit.

* Pas përfundimi­t të ndeshjes ka pasur tension në shkallët e

stadiumit, veçanërish­t për mosdhënien e një penalltie të pretenduar nga kuqeblutë në shtesë. Mirëpo, kaosi ka vazhduar edhe jashtë impiantit, teksa tifozëria shkodrane është kapur me delegatin e FSHF-SË, Alban Tafaj, ndërsa është dëmtuar makina e tij.

 ?? ?? Xhami i thyer i makinës së Alban Tafajit
Xhami i thyer i makinës së Alban Tafajit
 ?? ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Shkodër Foto: LSA
Çast nga ndeshja e djeshme në Shkodër Foto: LSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania