Panorama Sport (Albania)

Partizani, një hap larg titullit

- VLADIMIR MEMA

Të kuqtë bëjnë detyrën, Kastrioti bie matematiki­sht nga Kategoria Superiore

Shkonte si favorit në këtë ndeshje dhe në fund ia doli. Partizani arriti të mposhtë me përmbysje Kastriotin në “Elbasan Arena”, në një ndeshje, që nisi me një gol të krutanëve dhe vazhdoi me “pokerin” e të kuqve. Një fitore, që shijon pafund, pasi shoqërohet me barazimin e Tiranës në Ballsh. Greca shënoi për Kastriotin, por të kuqtë u përgjigjën me rrjetën e Rrapajt, dopietën e Da Silvës dhe golin e Muratajt. Në fund ka festë të madhe për të kuqtë, që janë një hap drejt titullit dhe me zhgënjim për Kastriotin, që bie matematiki­sht nga Kategoria Superiore, një javë pranë fundit.

PJESA E PARË - Minutat e para japin sinjalet e një barazie në lojë, me Kastriotin, që herë pas here arrin të dalë me shpejtësi dhe të tregohet i rrezikshëm, ashtu siç ndodh pikërisht në minutën e nëntë, kur Bedri Greca arrin të shënojë. Pas një kombinimi të bukur me Kamaranë, tiranasi e ul topin mirë dhe lëshon një goditje të saktë nga rreth 16 metra, duke befasuar në këtë mënyrë Partizanin. Ekipi i kuq mundohet të përgjigjet menjëherë dhe zgjedh krahun e djathtë për të rrezikuar, me Salin, që arrin të jetë ai zotëruesi i ajrit. Nga ana tjetër Kastrioti është shumë kërcënues në daljet “blic” drejt portës së Rexhepit. Në minutën e 22-të, Kastrioti i shkon shumë pranë golit të dytë, duke goditur dy herë shtyllën. Fillimisht është Rexhinaldo e më pas në kthim Greca, që tenton dhe sërish rrok shtyllën, duke humbur dy raste të florinjta njëherazi. Goditja e parë në portë e Partizanit kryhet nga Rrapaj në minutën e 34-t, kur vlonjati lëviz bukur dhe krijon hapësirën për të tentuar portën, por goditja e tij është qendrore dhe gjen gati Salin, që e kontrollon në dy kohë. Në të 39-ën është sërish vlonjati, i cili po me një goditje nga distanca, arrin të mposhtë Salin me një diagonale shumë të bukur, duke barazuar shifrat. Në minutën e 45të vjen edhe goli i përmbysjes. Maget lëshon një krosim të telekomand­uar për Da Silvën, i cili ka thjesht detyrën të shtyjë topin në rrjetë nga pranë portës, duke përmbysur brenda fraksionit të parë me shifrat 1-2.

PJESA E DYTË – Me kalimin e minutave duket sikur inati dhe grinta e krutanëve zbehet. Në minutën e 56-të Kastrioti shpërdoron një rast shumë të mirë me Kamarën. Nëse nuk shënon, do të pësosh dhe kështu ndodh. Në minutën e 58-të Atanaskosk­i shërben për Muratajn, i cili fillimisht ndalet nga Malaj e më pas topi kthehet sërish te mesfushori, që këtë herë nuk gabon dhe tund rrjetën. Shumë shpejt, në të 63-ën Partizani plotëson “pokerin”, me Rrapajn, që kroson drejt zonës dhe Da Silva edhe një herë shfaqet “vrasës” me kokë, duke mposhtur Karakaçin dhe Malajn dhe fiksuar shifrat 14. Në të 75-ën Kastrioti ka një tjetër mundësi të artë, por në dy raste Rexhepi u përgjigjet mjeshtëris­ht krutanëve. Në harkun e pak sekondave ka

dy raste të arta. Fillimisht Cara jep një top për Mbanë vetëm 4 metra larg portës, por sulmuesi çuditërish­t nxjerr sferën jashtë. Në anën tjetër është Greca, i cili në brendësi të zonës tenton me një kthesë, por topi përplaset në traversë dhe në shtyllë. Vetëm pak çaste më vonë, në të 78-ën Zogaj lëviz bukur dhe tenton nga jashtë zonë, por sërish shtylla u mohon golin krutanëve. Në minutat e fundit Kastrioti krijon volum dhe raste në zonën e kuqe, por rezultati nuk ia jep shansin për të tentuar të paktën një pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania