Panorama Sport (Albania)

Të hënën ndeshjet e fundit, tetë ekipe në lojë për objektivat

Ja për çfarë luhet në javën finale të Superiores

-

Kur kanë mbetur edhe 90 minuta drejt mbylljes së Superiores, përveç rënies së Kastriotit dhe sigurimit të një vendi në Europë nga Egnatia, nuk është vendosur asgjë tjetër. Më poshtë ju rendisim se për çfarë luajnë të gjitha ekipet në përballjet e tyre në javën e fundit. PARTIZANI - Të kuqve u duhet të qëndrojnë në krye dhe vetëm një fitore ndaj Teutës do t’u bënte punë, për të mos pritur më pas rezultatin e Tiranës në ndeshjen e saj me Erzenin. TIRANA - Tashmë nuk ka asgjë në dorë, por bardheblut­ë me siguri do të shpresojnë deri në minutën e fundit për titullin dhe do të luajnë që

ta fitojnë ndeshjen e tyre ndaj Erzenit.

EGNATIA - Rrogozhina­sit i kanë mbyllur llogaritë me objektivat e tyre dhe e vetmja gjë që duhet të bëjnë ndaj Kukësit, është që të respektojn­ë garën. TEUTA - Skuadra e Martinit gjatë

gjithë sezonit ka luftuar për mbijetesën, por tani ndodhet në vendin e katërt, 1 pikë mbi Vllazninë. Për të siguruar kalimin në Europë duhet vetëm fitorja në ndeshjen e fundit, duke marrë parasysh skenarin e fitores së Bylisit. VLLAZNIA - Shkodranët i humbën trenat për Europën, por shpresat janë ende në lojë. Ata kërkojnë vetëm fitoren ndaj Bylisit në Ballsh, për të shpresuar që Partizani të mposhtë Teutën dhe shkodranët të shkojnë në Ligën e Konferencë­s. LAÇI - Megjithëse shpresat për

Europën janë të vogla, kurbinasit janë matematiki­sht në garë. Vetëm fitorja ndaj Kastriotit do të bënte që ata të shpresonin te disfatat e Vllaznisë dhe Laçit.

KUKËSI - Verilindor­ët luajnë ndaj Egnatias në ndeshjen e fundit. Atyre u duhet një barazim për të shmangur rënien direkte dhe vetëm fitorja për të mos u renditur në vendin e tetë, që të çon në “play-out”.

ERZENI - Shijakasit në ndeshjen e fundit do të duhet të përballen me Tiranën, që pretendon për titullin. Në rast fitoreje të Bylisit ndaj Vllaznisë, shijakasve u hyn në punë vetëm fitorja ndaj bardhebluv­e për të shmangur rënien.

BYLISI - Ballshiotë­t do të kërkojnë të mposhtin Vllazninë për të shpresuar te mbijetesa. Përveç ndeshjes së tyre, ata do ta kenë një sy edhe te beteja mes Tiranës dhe Erzenit në Durrës.

KASTRIOTI – Shijakasit, të rënë matematiki­sht, luajnë me Laçin thjesht për statistike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania