Panorama Sport (Albania)

Da Silva: Tani është në dorën tonë, e prisnim ndalesën e Tiranës

“Po shpresonim te ngecja e tyre, tani e zgjidhim ne”

- VLADIMIR MEMA

Goleadori

i Partizanit:

I pari titulli, pastaj golat

Viktor da Silva shënoi një dopietë, që i dha mundësinë Partizanit të bënte përmbysjen dhe të merrte tri pikët që e ngjisin në krye të klasifikim­it dhe e dërgojnë vetëm 90 minuta larg titullit kampion. Në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, braziliani i të kuqve pohon se u kënaqet golave për aq koha sa skuadra merr fitoren. “Jam shumë i kënaqur, sidomos kur skuadra fiton dhe kjo na jep mundësinë të luajmë shanset tona për të fituar kampionati­n. Çdo gjë tani është në dorën tonë, ndaj do të shohim tani të hënën. Nuk ka rëndësi për mua nëse shënoj ose jo në ndeshjen e fundit, rëndësi ka që të fitojë skuadra titullin. Individual­iteti kalon në plan të dytë”, u shpreh fillimisht sulmuesi.

BARAZIMI I TIRANËS Da Silva flet edhe për momentin kur skuadra priste barazimin e Tiranës në Rrogozhinë me Bylisin. “E prisnim dhe shpresonim te ndalesa e Tiranës dhe fatmirësis­ht shkoi mirë. Tani na takon neve ta zgjidhim kampionati­n të hënën. Janë emocione që më shumë mbeten brenda ambientit të skuadrës, sepse kemi edhe një ndeshje të hënën. Ndaj, tani duhet të përqendroh­emi dhe të bëjmë më të mirën tonë”, përfundoi prononcimi­n Vitor da Silva, i cili me dopietën ndaj Kastriotit shkoi në kuotën e 13 golave, 3 më pak se Florent Hasani, që kryeson listën e golashënue­sit më të mirë të Kategorisë Superiore. Prej faktit se ka mbetur edhe vetëm një ndeshje nuk pritet të ketë garë për “Këpucën e Artë”, pasi duket shumë e vështirë që Da Silva të shënojë tre gola ndaj Teutës në betejën e fundit. Gjithsesi, gjithçka mund të ndodhë. Golashënue­si i dytë më i mirë i të kuqve mbetet Skuka me 10 gola, i cili është larguar që në janar te Metzi në Francë. I treti në listën e golashënue­sve të kuq është Engjell Hoti, i cili 4 prej rrjetave i ka shënuar si zëvendësue­s.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania