Panorama Sport (Albania)

Gol që nga “tuneli”, Teuta kap... Europën

Rrogozhina­sit pa objektiva, Lorenco Vila shënoi që në start

- ZAMIR QYPI

Durrsakët mposhtin Egnatian dhe shkojnë në vendin e katërt

Teuta thyen Egnatian me një gol që nga “tuneli”, duke marrë tri pikë të arta në ndeshjen e javës së 35-të në “Niko Dovana”. Lorenco Vila shënoi pa kaluar tre minuta lojë, duke u dhënë qetësinë durrsakëve, të cilët u ngjitën në vendin e katërt në klasifikim. Nëse kampionati do të mbyllej sot, Teuta do të merrte pjesë në Ligën e Europës. Megjithatë, ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur dhe shanset janë të mëdha, paçka se i pret Partizani. Duke pasur parasysh edhe kombinimet e rezultatev­e të rivalëve, Vllaznia e Laçi, që dje barazuan në Shkodër, “djemtë e detit” kanë shpresë se do të mbajnë vendin e katërt, për ta mbyllur sa më mirë këtë kampionat. Nga ana tjetër, Egnatia ishte e relaksuar në Durrës, teksa trajneri Edlir Tetova përdori edhe lojtarët që kanë marrë pak minuta këtë periudhë.

PJESA E PARË - Start i frikshëm për Teutën, teksa Gruda nga qendra, shërben për Lorenco Vilën dhe ky i fundit nuk fal para portës. Janë minuta të mira për durrsakët, që insistojnë për të shënuar edhe golin e dytë. Dy herë Kotobelli dhe Beqja e Kallaku, kërkojnë të vendosin në provë portierin Sherri, i cili reagon mirë dhe nuk lejon prekjen e rrjetës. Më pas janë rrogozhina­sit që insistojnë me Kasën dhe Paulauskas­in, por këtë herë është Qirko që reagon. Rastet nuk mungojnë, por shënjestra nuk është e duhura. Në fundin e pjesës së parë është Beqja që me një goditje në hyrje të zonës krijon iluzionin e golit, por “sfera” shkon ngjitur me traversën.

PJESA E DYTË - Skuadrat rifuten në fushë me ndryshime, ku për vendësit aktivizohe­t Çyrbja, ndërsa për miqtë Xhejms Ayinde. Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Zejnullai, ndërsa më afër është Emiliano Vila që tenton me kokë, por topi shkon jashtë. Egnatia kërkon të reagojë, por e ka të vështirë, pasi Teuta mbrohet mirë. Xhekson i aktivizuar në pjesën e dytë bëhet i rrezikshëm, por Qirko tregohet i vëmendshëm. Goditjet nga distanca i provon edhe Fernando i aktivizuar si zëvendësue­s, por Qirko është në një formë të mirë dhe eviton gjithçka. Minutat kalojnë dhe ekipet duket sikur mezi presin fundin, derisa arbitri Enea Jorgji vërshëllen dhe Teuta e Egnatia pajtohen me rezultatin 1-0.

 ?? ?? Lojtarët e Teutës duke festuar golin e Lorenco Vilës FOTO: F.HAZISLLARI
Lojtarët e Teutës duke festuar golin e Lorenco Vilës FOTO: F.HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania