Panorama Sport (Albania)

Kukësi dhe Erzeni nuk dinë të fitojnë

Nonato dhe Ademi shpërdoroj­në, portieri Tafas bën heroin

- VLADIMIR MEMA

Barazimi nuk kënaq asnjë, Gjelbrim Taipi humb penallti

Në “Kukës Arena” është mbyllur pa fitues ndeshja mes Kukësit dhe Erzenit, me një pikë që u shërben më shumë verilindor­ëve në këtë moment të kampionati­t. Një penallti me shumë polemika e humbur në pjesën e parë, ka qenë episodi më i rëndësishë­m i ndeshjes. Taipi ishte ai që gaboi duke e nxjerrë jashtë. Ndërkohë, ky barazim e mban Erzenin në vendin e 8 me 40 pikë, 2 më pak se Kukësi i vendit të 7-të. Tashmë për sa i përket “play out”-it, gjithçka do të vendoset në javën e fundit.

PJESA E PARË- Takimi nis i luftuar në Kukës dhe me plot raste shënimi. Peposhi nis një depërtim në krah dhe kalon dy lojtarë të Kukësit dhe pas krosimit të bukur, është Kadriu që me të majtën nuk shënjestro­n si duhet. Nga ana tjetër është Basha në minutën e 10-të, i cili provon nga brenda zonës, me topin që devijohet nga Xhika në këndore. Erzeni tërhiqet disi dhe preferon kundërsulm­in, ku në minutën e 17-të duhet ndërhyrja me kokë e Bytyçit që shijakasit të mos shënonin. Pas tre minutave një shkelje e Kriviçiç ndaj Ndrecës në zonë do të ishte penallti për Xhajën. Protesta nga Erzeni për disa minuta dhe Xhika që nuk pranon të hyjë në portë. Gj. Taipi niset dhe goditja e tij është e gabuar, topi përfundon jashtë. Në të 32-ën, Ademi shërbehet bukur në zonë dhe godet me kokë, ndërsa Tafas me një superpritj­e shpëton një gol të sigurt. Rast pas rasti në “Kukës Arena”. Këtë herë është Barbosa që tenton nga 16 metra, me Xhikën që grushton në qendër të portës. Edhe Alan kërkon të befasojë Tafasin nga distanca, por portieri është në pozicion dhe pret. Pjesa e parë mbyllet me tentativat e Kahrimanov­içit dhe Ndrecës, të dyja të gabuara.

PJESA E DYTË- Deliallisi bën vetëm një ndryshim në mbrojtje. Iljazi për Osmanllari­n. E dyta nis me një mundësi të artë për Erzenin në të 48-ën, teksa Nonato merr një top në zonë dhe përballë Tafasit humbet kontrollin dhe godet lehtë në trupin e portierit. Minutat në vazhdim nuk krijojnë asgjë. Gabime të shumta, kujdes në mbrojtje për të mos pësuar, teksa Kukësi mundohet të dalë nga krahët, por pa rezultat. Hallaçi nxjerr Barbosën për Rashitin, teksa aktivizohe­n edhe Peposhi e Hasaj në vend të

vëllezërve Taipi. Një rast vjen për Ndrecën në të 86-ën, por mbrojtësi nuk arrin dot të kontrolloj­ë topin te penalltia. Tentativa e fundit vjen nga Alan që tenton nga goditja e dënimit, me topin që shkon mbi kuadrat. Pa gola mbyllet në “Kukës Arena”.

 ?? ?? Çast në përfundim të ndeshjes së djeshme në Kukës
Çast në përfundim të ndeshjes së djeshme në Kukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania