Panorama Sport (Albania)

Këlcyra siguron një biletë për “play off”, Gramozi jashtë loje

-

Mbyllet Kategoria e Tretë. Me dy ndeshje të luajtura dje në Kamzë, ka përfunduar kampionati edhe për Grupin B, pasi A-ja është mbyllur prej kohësh. Fillimisht zbritën në fushë Albanët-këlcyra, në një ndeshje që më shumë vlejti si përgatitor­e për kryesuesit. Mendja e Albanëve është e gjitha te finalja e titullit kampion, që do ta luajnë të dielën me Adriatikun. Në këtë takim ata kishin ardhur me një formacion miks, ku kombinohes­hin “veteranët” dhe të rinjtë 16-18 vjeç. Goli i Shefqet Bonit në minutën e 30të i gjeti ekipet në pushim të ndeshjes me rezultatin 1-0 për këlcyrjotë­t. Në fraksionin e dytë, rezultati thellohet me gola të shënuar nga Balliu dhe Boni që trefishojn­ë. Elvis Malaj shkurton përkohësis­ht në 3-1 dhe Shele vulos “pokerin” për ekipin e Robert Spahiut. Vetëm tre minuta më pas Mamutaj shënon golin e dytë për Albanët duke u fiksuar në rezultatin 24. Me këtë fitore, Këlcyra ka siguruar vendin e dytë. Në orën 14:00 u zhvillua Drini-gramozi, por që u zhvillua kot praktikish­t. Me shkëputjen me 4 pikë të këlcyrjotë­ve, kolonjarët dolën jashtë loje për ndeshjen shtesë. Ndeshja ishte e qetë dhe pa impresion. Më së shumti në kërkim të fitores u pa Drini, që donte t’i bënte një mbyllje të bukur sezonit. Por Gramozi, pavarësish­t verdikteve, nuk fali, teksa kaloi dy herë në epërsi me Alikon dhe Nuken. Skuadra e Drinit e gjeti golin me anë të Qefalijës në minutën e 37-të, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 21. Në fraksionin e dytë, Drini gjen forcën për ta përmbysur rezultatin, teksa shënon tre gola me autorë Rruçin në të 68ën me penallti, Mejdani në të 79-ën dhe Qefalija në të 89-ën duke i dhënë fitoren 4-2 ekipit të tyre.

VERDIKTET – Ky kampionat këtë edicion ishte disi “lëmsh”, por më në fund u dhanë edhe verdiktet finale. E vetmja gjë që do të mësojmë tashmë, është kampionia e Kategorisë së Tretë dhe ajo e “play off”-it që do të ketë një shans për t’u ngjitur. FSHF-JA e ka përcaktuar trashmë axhendën. Të dielën në orën 13:30 në QKS Kamzë, do të zhvillohet “play off”-i mes Përmetit dhe Këlcyrës, ekipet që u renditën në vend të dytë te të dyja grupet. Fituesja e këtij çifti, do të diskutojë më pas ngjitjen me Tepelenën e Kategorisë së Dytë. Sakaq, po të dielën, në orën 17:00 do të shpallet edhe kampionia. Në Shtëpinë e Futbollit (FSHF) është përcaktuar që të luhet Adriatikua­lbanët. ABDULLA DUSHKU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania