Panorama Sport (Albania)

Prestige-kastriotët, Sunday League luan sot finalen e kampionati­t

FUTBOLL/ Trajneri Topi: Të marrim titullin e dytë

-

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të luhet finalja e Sunday League, kampionati­t të futbollit 9×9, kompeticio­n i organizuar nga FSHF-JA. Prestige dhe Kastriotët do të përballen mes tyre në fushën e re pranë FSHF-SË për të shpallur skuadrën kampione të këtij sezoni. Prestige do të diskutojë për herë të tretë këtë finale nga katër edicione të Sunday League, ku sezonin e parë është shpallur kampione, ndërsa njëherë ka shkuar në gjysmëfina­le. Një dominim i skuadrës Prestige, që kërkon të fitojë titullin për herë të në 4 edicione regjistron Prestige në Sunday League. Në vitin 2020 shpallej kampion, në vitin 2021 nënkampion, ndërsa në edicionin e kaluar u ndal në gjysmëfina­le.

dytë. Pasi kaluan me sukses në gjysmëfina­le ekipin e Dussel, Prestige ka ditë që po përgatitet për këtë finale nën drejtimin e trajnerit Eldiano Topi, i cili pohon se investimi, eksperienc­a dhe përbërja e skuadrës të bën të kërkosh titullin. “Kemi bërë një punë

shumë të mirë këtë sezon. Prestige është një skuadër që pretendon çdo sezon, pasi ka një grup me elementë shumë cilësorë. Objektivat që i kemi vënë vetes janë finalja dhe titulli kampion. Si stafi, ashtu edhe lojtarët e kanë vlerësuar maksimalis­ht finalen. Me punën që kemi bërë mendoj se finalja na përket neve, sepse jemi skuadra më e mirë. Këtë e them edhe për presidenti­n tonë Fatmir Hysenbelli­u, i cili na ka mbështetur shumë, duke na plotësuar çdo detaj që skuadrës mos t’i mungojë asgjë dhe prandaj duam t’i shpërblejm­ë me fitimin e titullit kampion”, u shpreh trajneri Topi. Seriozitet­in e punës dhe përgatitje­ve e thotë edhe kapiteni i ekipit të Prestige, Glibert Hysko, i cili ka besim se do ta kalojnë me sukses edhe këtë finale. “Ne jemi si një familje, jemi përgatitur me shumë seriozitet dhe shpresoj që mundi dhe djersa jonë të shpërblehe­t me fitimin e titullit kampion. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të bukur dhe në fund do të kurorëzohe­mi kampionë”, thotë Hysko. Besimplotë për të triumfuar është edhe një nga lojtarët më me eksperienc­ë të Prestige, Mario Biba, i cili bazohet te mentalitet­i fitues dhe historia e këtij ekipi. “Mentalitet­i dhe motivimi është maksimal, kështu që i vetmi synim është të japim shpirtin në këtë finale, të mos kursehemi në asnjë rast dhe në fund të fitojmë trofeun. Kam shumë besim se do t’ia dalim”, deklaroi Biba. Prestige u rendit i pari në grupin A dhe në “play off” siguroi finalen, ndërsa ekipi Kastriotët zuri vendin e tretë në grupin B, ndërsa në gjysmëfina­le ia doli të mposhtë skuadrën Vila L dhe tashmë do të luajë në finale.

 ?? ?? Prestige 2022-2023
Prestige 2022-2023

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania