Panorama Sport (Albania)

E rrallë, rrebeshi anulon garën në Rrethin Çiklistik

Stedman ruan fanellën e verdhë, sot mbyllet turi në Fier

- ARTIN LLESHAJ 5 PËRMET-FIER (122 KM)

Kaos në etapën Vlorë-përmet, stuhia e ndërpret në mes

Rrethi Çiklistik i Sh qipërisë ka shënuar dje një rast të veçantë dhe ta papreceden­të. Etapa e katërt, Vlorë-mbrostar-përmet me distancë 180 kilometra, është ndërprerë për shkak të kushteve të vështira të motit. Pas afërsisht 135 kilometras­h, kryekomisa­ri izraelit vendosi zyrtarisht për pezullimin e garës, pasi vijimi i saj ishte i pamundur. Nëse nga Vlora starti u bë me diell, më tej me kalimin kilometrav­e filluan vranësirat dhe më pas reshjet, të cilat u intensifik­uan ndjeshëm edhe me stuhi, duke bërë që në dalje të Memaliajt të kishim një rrebesh të madh, i cili solli edhe pezullimin e garës. Për minuta me radhë u krijua një situatë kaotike, me çiklistët që nuk kishin ku të futeshin, duke u sistemuar të ngjeshur nëpër makina bashkë me stafet dhe organizato­rët dhe me biçikletat të lëna në rrugë. Për rreth një orë u krijua trafik kilometrik, duke qenë se rruga ishte e bllokuar në të dyja kahet nga policia. Më tej çiklistët iu drejtuan Përmetit me makina. Kështu etapa e katërt, Vlorë-përmet, e cila ishte edhe më vendimtarj­a e të gjithë turit, zerohet, ndërsa gjithçka do të vazhdojë sot me etapën e fundit Përmet-fier, me rezultatet që do të nisin aty ku ishin lënë në përfundim të etapës së tretë.

SITUATA ME RENDITJEN – Me anulimin e etapës së katërt renditja e përgjithsh­me e Turit të Shqipërisë mbetet e pandryshua­r.

Kështu, mbajtës i fanellës së verdhë është përsëri Maximilian Stedman. Britaniku i skuadrës Velo Schils, lider i turit, regjistron kohën totale 9:49:28, ndërsa pas tij me diferencë të ngushtë kohore vijnë rumuni Cristian Raileanu i skuadrës CSA Steaua Bukuresht (+0:04) dhe Periklis Ilias i Greqisë (+0:08). Menjëherë

pas tyre pozicionoh­et Mikel Demiri i Shqipërisë, në vend të katërt, me diferencë prej 13 sekondash nga kreu. Një paraqitje shumë e mirë e Demirit, që mbetet pretendent deri në fund për triumfin. Rrethi i 80të Çiklistik do të ulë siparin sot me etapën e pestë dhe të fundit, Përmet-fier, 123 km. Kujtojmë që në këtë eveniment, marrin pjesë 14 skuadra, nga të cilat 11 janë ndërkombët­are, ndërsa distanca e përgjithsh­me e turit është 754 km. Për të pestin vit radhazi ky aktivitet është pjesë e Kalendarit Ndërkombët­ar të Çiklizmit (UCI), që e bën një event kualifikue­s për Kampionati­n Botëror dhe Lojërat Olimpike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania