Panorama Sport (Albania)

Lëklerk: Hamilton i jashtëzako­nshëm, të gjithë do ta donin në skuadër

-

Sharl Lëklerk ka folur në prag të Çmimit të Madh të Monakos, event i shtëpisë për pilotin e Ferrarit. Monegasku komentoi gjithashtu thashethem­et për kalimin e mundshëm të Luis Hamilton në skuadrën e Maranelos, duke theksuar rëndësinë e të pasurit një shok skuadre të shpejtë: “Të gjithë do ta donin Hamiltonin shok ekipi. Është një pilot i jashtëzako­nshëm dhe ke shumë për të mësuar prej tij. Të gjithë duan të kenë shok skuadre një pilot të shpejtë, ashtu sikurse është edhe Karlos Sainz. Megjithatë kjo është një çështje për të cilën nuk jam unë ai që vendos”, deklaroi Lëklerk. Më pas 25vjeçari foli edhe për garën: “Red Bull mbetet skuadra më e fortë dhe sigurisht është favorite”, u shpreh Sharl Lëklerk.

KARLOS SAINZ – Zërat e merkatos së pilotëve i komentoi gjithashtu edhe Karlos Sainz: “Tani jam mësuar me këto zëra. Dy javë më parë më kishin dërguar tek Audi, një javë më parë Lëklerc ishte i Mercedesit dhe tani Hamiltoni te Ferrari. Nuk mendoj për këto thashethem­e, por vetëm të jap 100% për skuadrën”. Më pas spanjolli ndalet te gara e Monakos: “Këtu është shumë i rëndësishë­m xhiroja teke. Makina jonë funksionon mirë, kështu që mund të jetë një fundjavë e mirë për të synuar podiumin. Më pëlqen pista, por sigurisht favorit është gjithmonë Red Bulli”, deklaroi Karlos Sainz. Çmimi i Madh i Monakos do të nis sot me dy sesionet e para të provave të lira. Nesër në mesditë do të mbahet sesionin i tretë i provave të lira, ndërsa në orën 16:00 do të nisin kualifikue­set. Për sa i përket garës, ajo do të startojë në orën 15:00 të së dielës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania