Panorama Sport (Albania)

Inzagi bën ligjin në Kupa, gruaja: E ‘mbyll’ herët në shtëpi

- Përgatiti: NISLI GJINI

Triumfi i Interit në Kupën e Italisë mban patjetër vulën e Simone Inzagit, trajnerit që gjithmonë e më shumë po e konfirmon veten si specialist i këtij kompeticio­ni dhe jo vetëm. Në vetëm dy sezone në Milano, 47-vjeçari ka sjellë plot katër trofe (2 Kupa Italie dhe 2 Superkupa) duke u bërë trajneri i katërt më i titulluar në historinë e Interit. Inzagi renditet pas Roberto Mançinit (7), Helenio Herrerës (7) e Zhoze Murinjos (5), ndërkohë që ka mundësinë të mbërrijë portugezin në 10 qershor. Por, ndërkohë që në finalen e Champions-it nuk niset favorit, Interi ka një motiv më shumë për të besuar te trofeu dhe ai është pa dyshim trajneri. Në dy sezone skuadra e Inzagit është dashur të përballë 14 rivalë në ndeshjet me eliminim direkt (në Champions League dhe Kupën e Italisë, ashtu si finalet e Kupës dhe Superkupës), duke fituar në fund 13 prej tyre. Zikaltrit pasi kanë eliminuar çdo kundërshta­r që kanë pasur në Kupën e Italisë në këto dy vite, kanë fituar edhe të katërta finalet kombëtare. Ndërkohë që në Europë, rivalët e këtij sezoni (Porto, Benfika e Milan) u janë shtuar viktimave të Inzagit, me të vetmen "njollë" të trajnerit që ngelet ai eliminim ndaj Liverpulit në edicionin e shkuar në fazën e 1/8-ave. Italianët humbën 0-2 në "San Siro" dhe fituan 0-1 në "Anfield", por kjo nuk mjaftoi që të kualifikoh­eshin, me Liverpulin që nuk e lejoi bilancin e Inzagit të ishte perfekt.

BASHKËSHOR­TJA - Pavarësish­t se tashmë vërshojnë kompliment­et, pakkush e ka harruar që Inzagi ka qenë shpesh pranë shkarkimit. Për të rrëfyer përjetimet e eksperienc­ës së 47-vjeçarit në pankinën zikaltër ka menduar Gaia Lukarielo, bashkëshor­tja e tij. "Të jesh me Simonen është e bukur, por

shumë e lodhshme, me çdo ndeshje që është si një provim për ne. Në 13 vjet me të, unë jam plakur 26 vite. Nuk e kam aftësinë që ka ai për të qëndruar i qetë. Kjo është forca e tij më e madhe, ka shumë presion, e ndien atë, por arrin ta menaxhojë si duhet", ka thënë Lukarielo për "Diva e Donna", duke treguar edhe pak nga përditshmë­ria

e familjes Inzagi. "Ne jemi të privilegju­ar. Simone paguhet shumë mirë për të bërë punën që do, por kjo nuk e shmang tensionin që është shumë i lartë. Nuk kemi shumë jetë shoqërore, sepse për Simonen të dalësh në mbrëmje do të thotë të zbresësh në lokalin pranë shtëpisë për të takuar miqtë. Kaq ama, në 19:30 është

kthyer gjithmonë në shtëpi. Nuk ndodh asnjëherë të më thotë "po dal për darkë me shokët". U përkushtoh­emi fëmijëve, shohim ndonjë ndeshje ose film dhe shkojmë në shtrat. Si i përjetojnë humbjet e Interit fëmijët? Djali ynë Lorenco qan, dëshpërohe­t. Luan në akademinë e Interit, është sulmues dhe e ndien shumë përgjegjës­inë

e babait të tij. Kur Simone shkon të shikojë ndeshjet e tij, ka një efekt të çmendur tek ai dhe te fëmijët e tjerë. Ata e dinë që trajneri i Interit po i shikon dhe ata çmenden. Andrea, djali ynë më i vogël, tani për tani thotë vetëm 'Forca Inter' dhe dëshiron të vishet si vëllai i tij, me fanellat e Interit", e përfundoi rrëfimin Lukarielo.

 ?? ??
 ?? ?? Simone Inzagi dhe bashkëshor­tja, Gaia Lukarielo
Simone Inzagi dhe bashkëshor­tja, Gaia Lukarielo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania