Panorama Sport (Albania)

Dilema Zaniolo, Milani 10 mln për Mikautadze­n

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mungojnë ende 180 minuta nga fundi i kampionati­t dhe vendet janë akoma për t'u përcaktuar, megjithatë te Milani janë tepër të vëmendshëm në merkato. Sidomos pas zhgënjimev­e që ky sektor dhuroi në sezonin që është në përfundim. Drejtuesit kanë lëvizur duke siguruar një portier (Sportielo) dhe një mesfushor (Kamada) që në parim duhet të zëvendësoj­ë Benaserin në rolin e fantazisti­t 'fals'. Sa i përket një fantazisti të mirëfilltë, përparësi ka Brahim Diazi. Këtij të fundit i skadon kontrata e huazimit dhe më 1 korrik do të kthehet te Reali i Madridit. Për të qëndruar apo për t'u shitur mbetet për t'u parë, megjithatë Milani është i interesuar për kartonin e spanjollit. Nëse dështon marrëveshj­a, Nikolo Zaniolo dhe Tomazo Baldanzi. I pari luan te Gallatasar­aj që prej janarit dhe ka koleksionu­ar 10 prezenca me 3 gola e 1 asist. Dëshira për t'u kthyer në Itali mbetet e madhe dhe "djalli" do të ishte një destinacio­n i preferuar. E njëjta gjë vlen për fantazisti­n e Empolit, i cili me 4 gola në 27 prezenca i ka mahnitur të gjithë, sepse është vetëm 20 vjeç. Për të dy investimet janë në rendin e 20-25 milion eurove, por nëse me Baldanzin do të ishte një bast, situata me Zaniolon do të ishte disi më ndryshe, pasi ka përvojë më të madhe dhe e ka treguar veten në nivele të larta.

METODISTI - Duke qëndruar në mesfushë, por në territore disi më të tërhequra, pas Kamadës, mund të vijë edhe Artur Vermeren. Me 32 prezenca dhe golin e parë si profesioni­st, 18-vjeçari luan me Rojalin e Antverpit, që synon titullin në Belgjikë nën drejtimin e Mark van Bomelit, një njohje e vjetër kuqezi. Në gjurmët e djaloshit janë edhe Mançester Junajtidi dhe Barcelona. Që tani vlen 8.5 milionë euro, por klubi belg vështirë se do ta lëshojë pa të paktën dyfishin e shumës. Për Milanin do të ishte një afrim me perspektiv­ë, pasi djaloshi mund të rritet ende fizikisht, teksa që tani disponon teknikë dhe vizion loje.

"PYKA" - Ndërkohë që vetëm 24 orë më parë përmendesh­in investime 30-milionëshe për një "pykë" me profile si Morata, Openda apo Arnautoviç, nga Franca bëjnë të ditur se Milani e ka bërë zgjedhjen për repartin e avancuar. Zhorzh Mikautadze mund të bëhet qendërsulm­uesi i ri i ekipit të Piolit. Portali francez "Footmercat­o" zbulon

se Maldini ka takuar homologët e tij te Metzi dhe u ka ofruar 10 milionë euro. Gjeorgjian­i është 22 vjeç dhe deri më tani ka pasur një sezon me 23 gola të shënuar në 35 ndeshje, që e bëjnë golashënue­sin më të mirë të Ligës 2 franceze.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania