Panorama Sport (Albania)

Ikja e Zhordi Albës, fundi i një cikli në Barcelonë

Dy të mbetur nga skuadra e Champions-it në 2015

-

Ndryshimi ka mbërritur në Barcelonë. Katalanasi­t kanë kohë që punojnë për të rinovuar skuadrën e tyre. E kanë bërë me pak a shumë sukses në sezonet e fundit, por Barcelona e këtij sezoni ka qenë vërtet një revolucion i vërtetë. Jo më pak se tre kapitenë janë larguar ose janë drejt largimit nga katalanasi­t këtë sezon. I pari ishte Xherard Pike, i cili u largua nga ekipi përpara se të niste kampionati botëror në Katar. Më pas erdhi njoftimi i Serxhi Busketsit dhe jo më larg se të mërkurën Zhordi Alba befasoi të gjithë, duke njoftuar tërheqjen nga klubi “blaugrana”. Tri pesha të rënda në skuadër dhe gjithashtu tre nga lojtarët më të paguar në skuadër. Është e qartë se kjo supozon një lehtësim për arkat e klubit. Barça është ngushtuar prej disa kohësh, për manovrim për shkak të pagave shumë të larta. Por këto largime me siguri do të sjellin lehtësim për ata që janë në zyra dhe t’i lejojnë presidenti­t Laporta të bëjë një planifikim ka fituar Zhordi Alba me fanellën e Barcelonës. Dy trofetë e fundit të tij kanë ardhur në këtë sezon të fundit, fillimisht Superkupa e Spanjës dhe më pas titulli në La Liga.

më të mirë për sezonin e ardhshëm.

PLANI SPORTIV – Barcelona mund të ketë fituar diçka sa i përket planit ekonomik. Por kur vjen puna në planin sportiv, katalanasi­t kanë humbur disa pika referimi. Po flasim për veteranët. Lojtarë që në një skuadër të re si ajo aktuale, shërbyen si fener për ata që sapo kanë filluar. Barcelona ka humbur gjithashtu përvojën konkurrues­e. Diçka që vihet re në momente kyçe, siç është një ndeshje hipotetike në Champions League. Fakt është se me rrjedhjet e vazhdueshm­e nga skuadra, Barcelonës gati nuk i ka mbetur asnjë lojtar që ka fituar

Ligën e Kampioneve. Nga skuadra aktuale, vetëm Mark-andre Ter Shtegen ishte në finalen e Berlinit. Ai trofe u fitua edhe nga Serxhi Roberto, i cili luajti disa ndeshje në atë edicion të kompeticio­nit më të rëndësishë­m në kontinent. Nëse është e nevojshme, të rinjtë do të duhet të përdorin përvojën e peshave të tjera të rënda. Lojtarët që erdhën verën e kaluar, por që e dinë se si është të fitosh Ligën e Kampioneve, edhe nëse kjo ka qenë me një fanellë tjetër. Ky është rasti i Robert Levandovsk­it (Bajern Mynih) dhe ishlojtarë­t e Çelsit, Kristensen dhe Markos Alonso.

 ?? ?? Mesi gjatë darkës me shokët e tij Alba e Buskets dhe partneret
Mesi gjatë darkës me shokët e tij Alba e Buskets dhe partneret
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania