Panorama Sport (Albania)

Nostalgji për Barçën, Mesi darkë me kapitenët në Paris

E ardhmja e tij është e ndarë mes Parisit, Barçës e Arabisë

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Leo ua ka bërë të qartë miqve të tij se s’ka marrë ofertë

Drekat dhe darkat e Lionel Mesit me disa nga ish-shokët e tij të skuadrës në Barcelonë janë të zakonshme muajt e fundit. Në fakt, që nga fillimi i vitit 2023 ka të paktën tri raste që kanë dalë në dritë, që përkojnë me po aq vizita të yllit argjentina­s nga Parisi në Barcelonë. Darka e fundit ishte ajo e 25 prillit, ku Mesi së bashku me gruan e tij, Antonela, u takuan në kryeqendrë­n e Katalonjës me Serxhio Busketsin dhe Zhordi Albën dhe partneret e tyre në restoranti­n “Enigma” të Barcelonës. Ata janë shoqëruar në takim edhe nga Pepe Kosta dhe gruaja e tij. Dy muaj e gjysmë më parë, më 10 shkurt, tre miqtë dhe partneret e tyre kishin darkuar së bashku në restoranti­n “Estimar”, që ndodhet në lagjen Born. Dhe një vit më parë të tre lojtarët, këtë herë pa bashkëshor­tet e tyre, ishin takuar në restoranti­n “Sushi 99”, ku takuan edhe trajnerin Ksavi Hernandez, i cili po ashtu po darkonte atje, pasi shtëpia e tij është relativish­t afër. Siç ka mundur të zbulojë “Mundo Deportivo” së fundmi ka pasur edhe një tjetër nga këto darka për kapitenët e Barcelonës së bashku me Leo Mesin, por në këtë rast në Paris dhe me një risi në “mbledhje”: i pranishëm dhe Serxhi Roberto me bashkëshor­ten e tij. Darka e katërshes të shoqëruar nga partneret e tyre është mbajtur javën e kaluar, kur Ksavi i kishte dhënë disa ditë pushim ekipit

pas triumfit në La Liga. Udhëtimin e tyre në Paris, kapitenët e Barçës e kanë ndarë edhe në “Instagram”. Sipas “Mundo Deportivo” Mesi u pyet nga ish-shokët e tij për Barçën dhe ishte e qartë se ai nuk ka marrë ende një ofertë nga klubi “Cule”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania