Panorama Sport (Albania)

Iniesta lë Visel Koben mes lotësh: Barça, ende larg

-

Ish-mesfushori

Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, pohoi të enjten se do të dëshironte të rikthehej në Barcelonë “në një moment” të jetës së tij, megjithëse ai ende e sheh atë opsion “larg”. Kjo deklaratë e Andres Iniestës ka ardhur në ditën kur ai zyrtarizoi largimin nga Visel Kode në kampionati­n japonez. Iniesta deklaroi të enjten se po largohet nga skuadra e tij që kur iu bashkua japonezëve në vitin 2018, kur la Barcelonën për shkak të humbjes së rëndësisë së tij në muajt e fundit, dhe me synimin për të vazhduar karrierën e tij si futbollist në një destinacio­n tjetër. Mesfushori e bëri të qartë se sapo të varë këpucët në gozhdë “gjëja tjetër që do të bëjë është të punësohet në një sektor tjetër po te klubi japonez” si “pjesë e marrëveshj­es” për tërheqjen nga klubi si futbollist. Vetë

Iniesta ia kishte shfaqur dëshirën e tij klubit për t’u tërhequr si futbollist dhe për vijuar po te Visel Kobe në seksionin teknik. “Më pëlqen të mendoj shumë për të tashmen, dhe e tashmja është të vazhdoj të luaj, të përpiqem të luaj futboll për vitet që më kanë mbetur dhe pastaj do të shoh”, shpjegoi ai. Sa për Barcelonën, ai ka qenë i qartë: “E kam thënë shumë herë, do të doja të kthehesha në Barcelonë në një moment të jetës sime, por ende mendoj se është larg”. Por nga ana tjetër, Iniesta i uroi suksese Barçës dhe në veçanti trajnerit dhe mikut të tij Ksavi Hernandez. “Mbi të gjitha, shpresoj që Ksavi të jetë trajner për shumë vite, ky do të ishte një lajm i mirë për futbollin”, shtoi kampioni i botës dhe kampioni i dyfishtë i Europës me “La Roja”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania