Panorama Sport (Albania)

Çelsi i dorëzuar, “djajtë” në Champions

Ten Hag: Për të luftuar me të mirët duhet të luajmë atje

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Junajtid siguron 4 vendet e para, por u dëmtohet Antoni

Iduhej vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura të sezonit dhe Mançester Junajtidi e ka siguruar atë që mbrëmë, duke u konfirmuar mes katër skuadrave të para të Premier Ligës në 2022-’23-shin pasi mundi Çelsin 4-1. Një tjetër gol me peshë i Kasemiros gjunjëzoi Çelsin në “Old Trafford”, i cili koleksiono­n një tjetër humbje këtë sezon dhe konfirmon sezonin e errët. Me rezultatet tashmë të parëndësis­hme për ekipin e tij, trajneri Lampard hedh në fushë formacioni­n më të ri të historisë së klubit në Premier Ligë dhe në minutën e 6-të, një goditje dënimi e ekzekutuar nga Eriksen gjen mesfushori­n brazilian në zonë, i cili kërcen mbi mbrojtësin e tij dhe shpërthen festën në “Teatrin e Ëndrrave”. Lajmi i keq për skuadrën e Erik ten Hagut është dëmtimi serioz i Antonit në kavilje, ndërsa iu desh të linte fushën me barelë në pjesën e parë. Goli i dytë i Marsialit në pjesën e dytë i ofron qetësinë skuadrës së Ten Hagut, e cila shënon edhe me Fernandesh­in me penallti dhe Rashfordin në pjesën e dytë. Ajo mbetet e pamposhtur në 29 ndeshjet në shtëpi në të gjitha kompeticio­net, duke fituar 25 prej tyre dhe barazuar 4. Ndërkohë që Çelsi garanton renditjen në gjysmën e poshtme të klasifikim­it për herë të parë pas 27 vitesh. Ata nuk fitojnë prej 16 ndeshjeve në kampionat

me skuadrat që renditen mbi ta në klasifikim, duke barazuar 4 dhe humbur 12 dhe secilën prej pesë ndeshjeve të fundit. Blutë vendosën gjithashtu një tjetër rekord të ri negativ për klubin: 17 humbje në një sezon me 38 ndeshje të Premier Ligës.

TEN HAG – “Duhet ta fitonim këtë ndeshje dhe ia dolëm. Nuk mund të hysh kurrë në një ndeshje për të fituar një pikë. Qasja jonë është si gjithnjë: hyjmë në fushë për të fituar. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. Lojtarëve u kërkova që ta

mbyllnin atë. Ne e dimë se të japësh 99% nuk mjafton. Jemi të lumtur për rikthimin e Rashfordit. Kemi një skuadër të fortë edhe në stol. Situata është e thjesht: ne duam që të fitojmë çdo ndeshje, duke luajtur futboll dominues. Ne jemi në një projekt. Ne duam

që të rikthehemi dhe fitojmë trofe. Kemi fituar një, por duam më shumë. Duam të konkurrojm­ë me më të mirët. Jemi ende në një proces, por mendojmë se jemi në drejtimin e duhur dhe mund të përmirësoh­emi gjithnjë”, tha trajneri që e ka fituar një trofe këtë sezon me “djajtë”, Kupën e Ligës dhe në 3 qershor mund të fitojë dhe Kupën FA nëse mund Sitin në finale: “Nëse ti do të luftosh me më të mirët, atëherë duhet të luash në Champions. Nuk ishte e lehtë të renditeshe në katër vendet e para në Premier Ligë, kur luftojnë kaq shumë skuadra”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania