Panorama Sport (Albania)

“Pas golit të parë, dua vendin e 4-t ndaj Interit”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Berat Gjimshiti do të ketë një detyrë jo të lehtë mbrëmjen e sotme kur do të duhet të ndalë sulmuesit e Interit për të mbajtur të paprekur portën e Sportielos. Në një intervistë të gjatë për "La Gazzetta dello Sport", mbrojtësi i Atalantës dhe i Kombëtares e ka nisur pikërisht nga dueli me ofensivën zikaltër për të vazhduar ndër të tjera me sezonin që ka kaluar dhe shpresat për Champions League.

Me Lukakun që flet 8 gjuhë do të jetë edhe betejë fjalësh.

Unë flas gjashtë. Përveç shqipes dhe italishtes, në shkollë kam mësuar frëngjisht dhe anglisht, ndërkohë që gjermanish­ten e kam mësuar në Zyrih. Serbishten ndërkohë ma ka mësuar ime shoqe, edhe pse praktikoj ndonjëherë edhe spanjishte­n me shokët e mi amerikano-jugorë.

Lukaku, Lautaro, Xheko: me kë do të jetë më e vështirë të dueloni?

Lukaku është i vetmi i vështirë për ta lëvizur. Dhe është gjithashtu i shpejtë.

Kthehemi në fillim të janarit. Ju po luanit pak, Palomino u dëmtua dhe Gasp ju aktivizon ju në qendër dhe nuk ju nxori më që andej. Kthesa.

Jo roli, por edhe të qenit mirë fizikisht. Pësova frakturën në fillim dhe nuk ishte e para. Nuk isha mësuar të dëmtohesha dhe ishte shumë e vështirë psikologji­kisht.

Keni menduar ndonjëherë se kishte ikur koha juaj?

Asnjëherë. Nuk dorëzohem kurrë edhe nëse nuk luaj. Trajneri e sheh gjithmonë që jam dhe unë aty.

Qendërmbro­jtës e nisët dhe aty u kthyet.

Si qendër e majtë isha më i lirë për të marrë pjesë në ofensivë, por me Gasperinin e kisha nisur në qendër. Është një tjetër sfidë, je lojtari i fundit dhe duhet shumë përqendrim, të presin më shumë duele.

Edhe duele ajrore, pasi në 2020-ën CIES ju certifikoi si një ndër goditësit me kokë më efikasë në Europë.

Që kur ma ka thënë Hateboer kam pasur në kokë vetëm atë: t'i fitoj të gjitha duelet. Tani nuk është më një fiksim, por më ndihmon akoma.

Kthehemi edhe një herë pas, në 11 nëntor 2018, kur përballni Interin dhe Palomino është sërish i dëmtuar. Ju mbërrini prej 8 pankinash radhazi dhe luani në qendër. Anuluat Ikardin dhe përfundoi 4-1.

Dhe shënoj gol, golin tim të parë në Serinë A. Duke menduar për nesër (sot) është një sh

tysë e bukur, mbi të gjitha për atë që isha. Ishte një nga ndeshjet më të bukura të luajtura me Gasperinin, rast për gol çdo minutë.

Nga kush mund të mbërrijë një asist si ai i Iliçiçit?

Cilësitë e Josipit ishin speciale, unike. Por sot, goditjet standarde i godasin Kopit, Murielit e Zapakostës. Unë aty jam...

Zero gola ama për një që e nisi nga qendërsulm­ues.

Nuk më peshon, edhe pse më bezdis. Por i kam shkuar pranë disa herë.

Klasifikim­i i minutave të luajtura në fazën e dytë: De Ron, Toloi, Gjimshiti. Fuqia e ADN-SË së Atalantës për të cilën flet Gaspi?

Të dish çfarë kërkon trajneri është e rëndësishm­e, por me të nëse nuk luan mirë, nuk të aktivizon. Sigurisht që ajo ADN na ka ndihmuar të bëjmë historinë e Atalantës, kështu që po, ndihmon.

Atalanta pëson prej 11 ndeshjesh radhazi, e pazakontë me Gasperinin.

Nuk e dija për këtë statistikë, por di që shumë prej golave të pësuar kanë qenë prej gabimeve tona dhe shpërqendr­imit.

Çfarë Interi patë ndaj Fiorentinë­s?

Lojtarë cilësorë, eksperienc­ë. Dinë të fitojnë edhe ndeshje që nuk i kanë luajtur mirë.

A janë ata skuadra më e mirë në kampionat?

Tani që Napoli ka fituar titullin, do të thosha po.

Liga e Kampioneve: një keqardhje apo ende një shpresë?

Për sa kohë që ka një shans, ka një shpresë. Pas kësaj, ndoshta do të qortojmë veten për mungesën e vazhdimësi­së, sepse shanset i kishim.

Ndërkohë e dini që sidoqoftë do të jeni në Europë sezonin e ardhshëm. Do të kenë një shije tjetër dy ndeshjet e radhës?

Kjo do të na shtyjë të japim maksimumin. Kemi tani Ligën e Konferencë­s, por mund të jetë Liga e Europës, por ehe Champions-i. E nëse fitojmë me Interin, ajo shpresë do të jetë e vogël, por konkrete.

 ?? ??
 ?? ?? Berat Gjimshiti, mbrojtësi 30-vjeçar
Berat Gjimshiti, mbrojtësi 30-vjeçar
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania