Panorama Sport (Albania)

Shehi: Kreu jo detyrim, “Final 4” e heq presionin “Mikuliç i duhet ende kohë, ekipi s’ndryshon deri në qershor”

- DENIS LALA

Trajneri i Partizanit: Me skemën e vjetër Egnatia nuk shkëputej

Partizani mbylli dje përgatitje­t për su persfidën me Egnatian, teksa për mediat në prag të sfidës ka folur trajneri Orges Shehi. Ai thekson se skuadra e konsideron vetëm ndeshjen e radhës, teksa skema ia heq presionin e vendit të parë. Shehi shprehet se Egnatia nuk do të ishte kaq e shkëputur në rast se do të ishte skema e vjetër. Ai lë të kuptohet se nuk ka më shitje, si dhe flet edhe për afrimin e ri, Bozo Mikuliç.

Luani ndaj një skuadre që është shkëputur 10 pikë para, por çfarë mesazhi synoni të jepni në këtë ndeshje?

Unë mendoj që çdo skuadër është për tu mundur, sidomos kundërshta­ri i radhës, pasi të gjithë kanë objektiva dhe kërkojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Skuadra për tu mundur në këtë format do të shihet në “Final 4”. Duke qenë se aty është i gjithë përqendrim­i dhe vëmendja, e zbeh pak luftën sportive për sa i përket pikëve. Nuk i fut skuadrat në stres të madh diferenca e pikëve dhe nuk duhet me patjetër të luftojmë për të kapur kundërshta­rin. Ne futemi në çdo ndeshje për ta fituar dhe në aspektin personal motivimi është prezent dhe më i lehtë në të tilla ndeshje. Kur luan ndaj rivalëve direkt motivimi është prezent. Do ta trajtojmë thjesht si ndeshjen e radhës. Skuadra më e fortë e momentit është gjithmonë rivali i radhës, aty është përqendrim­i.

Veçanërish­t në sulm, jeni i kënaqur me lojtarët apo kërkoni më shumë nga dikush në atë repart? E kam fjalën për Kekon...

Keko ka një dëmtim, që ka ardhur nga hiçi. Ka një flluskë që i shkaktohet nga këpucët, nuk është dëmtim , që vjen nga ndërhyrjet apo stërvitja. Ajo pjesë e këmbës është infektuar për fat të keq dhe ka tetë ditë jashtë skuadrës dhe i duhet ende pak kohë të kthehet. Pjesa tjetër iu kërkojmë të jenë sa më në formë. Mehmeti është rikthyer në stërvitje, të gjithë po mundohen të kthehen në formën e tyre më të mirë fizike. Edhe Skuka po vjen në formën e tij dhe shpresojmë ta bëjë sa më shpejt, sepse cilësitë e tij dihen. Duhet të jemi të kujdesshëm me të për sa i përket formës së tij, sepse nuk duam ta fusim para

kohe dhe të pësojë ndonjë dëmtim. Duhet ta menaxhojmë që të mos humbim cilësitë e tij, sepse do të na ndihmojë shumë në fazën finale. Sa i përket merkatos, nuk kemi pse presim ardhje të tjera. Kur trajneri vjen në janar do të ndërtojë lojën sipas cilësive të lojtarëve që ka. E kemi treguar se kemi ndryshuar herë pas here dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në vazhdim.

Ju ka shqetësuar këto ditë hipoteza e shitjes së Magetit?

Kur është një periudhë merkato dhe kur ke lojtarë

cilësorë, zërat do të jenë prezent gjithmonë, po ashtu kërkesat. Maget është një lojtar i ri, me perspektiv­ë, lojtar kyç i joni. Duke pasur lojtarë të tillë si Maget, Rrapaj, Cara apo ndonjë tjetër, gjithmonë ofertat janë prezente. Por këto do të vlerësohen në bazë të objektivav­e dhe në bazë të cilësive që lojtari ka,sepse ne nuk duam që të fokusohemi te transferta­t dhe të humbasim objektivat. Besoj se çdo gjë është e mbyllur në këtë periudhë. Nuk e di çfarë do të ndodhë në qershor, por lojtarët janë këtu për të dhënë më të mirën.

Si ju duket afrimi i fundit, Mikuliç dhe çfarë prisni që të përmirësoj­ë ai në mbrojtje?

Nuk është se kemi qenë pa lojtarë, por kërkojmë të kemi alternativ­a më shumë. Për këtë arsye u bë edhe kjo ndërhyrje në orët e fundit të merkatos. Nuk është se kishim boshllëqe të mëdha apo një “gropë” të madhe në prapavijë, që kërkonim lojtarë me patjetër. Afrimit të fundit do t’i duhet pak kohë të stërvitet me ne, të qartësohet për mënyrën sesi ne luajmë dhe të marrë gjendjen e tij optimale fizike. Kampionati kur

ai ka luajtur ka përfunduar para dy muajsh, periudhë relativish­t e gjatë. Gradualish­t do të bëhet pjesë e skuadrës për të përforcuar repartin. Lojtarët që janë kanë besimin tim të plotë dhe e kanë treguar se kanë cilësi dhe kemi besim tek ata. Thjesht ka qenë një përmirësim për të shtuar organikën dhe për të qenë më të plotë në fazën e dytë të kampionati­t.

Mund t’i llogarisni për nesër Mehmetin dhe Bintsukën?

Mehmeti prej dy ditësh është bashkuar me grupin edhe nesër do të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa Bintsukës do t’i duhet edhe pak kohë, sepse po stërvitet me ekipin vetëm në pjesën e parë të stërvitjes. Megjithatë, nga ajo që mjekët konstatojn­ë, dëmtimi i tij është zhdukur tashmë dhe nuk shihet asnjë problem. Do të kthehet shpejt.

Egnatia ka ndryshuar komplet sulmin në këtë merkato janari. Sa të vështirë jua bën analizën ky fakt?

Çdo kundërshta­r kur ndryshon lojtarët, ndryshon mënyrën e lojës. Ne na mbetet të analizojmë ndeshjet që kanë luajtur me lojtarët e rinj. Do t’i marrim masat edhe gjatë ndeshjes. Ne jemi të fokusuar vetëm tek ajo që ne duam të bëjmë, patjetër duke marrë edhe masat e duhura për kundërshta­rin në fazën ofensive dhe difensive.

Sa të vështira janë betejat me ish-ndihmësin tuaj, Edlir Tetova?

Në futboll unë jam përballur

me ish-trajnerët e mi që kanë fituar shumë, tani përballem me ish-ndihmësin tim. Gjatë karrierës këto përballje do të jenë më se normale. Nuk mendoj se në futboll ka sekrete të mëdha. Ne kemi fanellë shumë të rëndë mbi supe dhe duhet të fokusohemi më së shumti te vetja dhe jo te kundërshta­ri. Përmirësim­i jonë do të jetë vështirësi për kundërshta­rin.

Ju krijon ndopak “presion” fakti që ata janë 10 pikë para dhe vetëm fitorja do t’ju jepte shanse për t’iu afruar Egnatias?

Pyetjes suaj dua t’i përgjigjem me pyetje. Ju mendoni se në një kampionat pa “Final 4” mund të ishte kjo diferencë? Mendoj se kemi një format, që është tërësisht i ndryshuar nga i mëparshmi. E thashë edhe pak më parë që të gjithë skuadrat janë të fokusuara te “Final 4”, por që të shkosh atje duhet të jesh në katër vendet e para. Ne kërkojmë që gjithmonë të përmirësoh­emi dhe të mos futemi te çështja e pikëve. Nuk është sfida që pas 36 javëve të dalësh i pari, pavarësish­t se çdo njeri kërkon të fitojë çdo ndeshje, sepse fitimi i ndeshjeve sjell një atmosferë tjetër. Fitimi i ndeshjeve sjell më pak situata negative dhe ke më pak për të korrigjuar. Por nuk është presion i madh fakti që duhet të kapim vendin e parë, kur sezoni vendoset nga ato ndeshje finale. Po të kishte qenë një kampionat siç kanë qenë të tjerët më parë, nuk besoj se do të ishte kjo diferencë pikësh.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania