Panorama Sport (Albania)

Tetova: Partizani nuk na tremb, e kapim në befasi “Sot s’del barazim, të ruajmë ritmin deri në fund të sezonit”

- ISA HALILI

Trajneri i Egnatias: “Demat” kanë trysni për shkak të renditjes

Partizani dhe Egnatia do të përplasin “br irët” në “Arenën e Demave” në supersfidë­n e javës së 22-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i rrogozhina­sve, Edlir Tetova, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” u shpreh se dueli me Partizanin është thjesht ndeshja e radhës. Tekniku i bardhejesh­ilëve shtoi se kundër të kuqve duhet maturi dhe nuk e shikon si një hakmarrje për finalen e humbur të Superkupës një muaj më parë.

Edlir, a është përballja me Partizanin një minifinale, ku testohet forca reale e Egnatias?

Siç ka ndodhur edhe më herët, sfida me Partizanin do të ketë vështirësi­të e saj, për shkak se luajmë me kampionët në fuqi dhe aktualisht ekipi që na ndjek në tabelën e klasifikim­it. Ka pasur një ekuilibër në shifra në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, edhe pse Egnatia ka luajtur më mirë duke kontrollua­r qarkullimi­n e topit, por shpërdorua­r raste të pastra shënimi. Përballjen me Partizani nuk e shoh si minifinale, por thjesht si ndeshja e radhës, ku na duhet të tregohemi të kujdesshëm për të ruajtur vazhdimësi­në.

Do të ishit i kënaqur me barazimin kundër të kuqve?

Është një ndeshje që i ka të tria rezultatet. Mendoj që vetëm barazim nuk del kjo përballje dhe ne normalisht që në fushë do të futemi për maksimumin e pikëve. Sigurisht, nuk do të jetë aspak e lehtë, për shkak se rivalët janë të prirur për të luajtur fort në të gjithë sfidën. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe shfrytëzoj­më rastet. Unë besoj te lojtarët e mi, pasi kanë

treguar se nuk dorëzohen kurrë.

I druheni agresivite­tit që Partizani ka në repartin e sulmit?

Partizani ka një sulm për tu respektuar, por edhe ne kemi një mbrojtje solide, që të ofron siguri. Agresivite­ti i tyre nuk na tremb kurrsesi, thjesht na shton dozën e përqendrim­it për t’i marrë maksimumin vetes. Ne do të bëjmë lojën tonë me qetësi, pasi edhe pikët na japin komoditet, ndryshe nga kundërshta­ri, i cili mendoj është më i kushtëzuar për të tentuar pikë. Këtë situatë duhet ta shfrytëzoj­më për t’i kapur në befasi të kuqtë. Duhet të jemi të qetë dhe vigjilent në momente të caktuara të ndeshjes.

E shikoni këtë duel edhe si hakmarrje pas finales së Superkupës?

Jo, nuk e shikoj si hakmarrje, pasi ka llogari të tjera për të bërë. Ky duel ka specifikat e

veta dhe ne duhet të shohim nga e ardhmja dhe jo të mbajmë kokën pas. Nga e shkuara merren vetëm mësime. Na duhet të grumbulloj­më sa më shumë pikë për të arritur objektivat sezonal dhe sigurisht që kemi ende shumë rrugë për të përshkuar. Nuk duhet të shohim punën e të tjerëve dhe as tabelën e klasifikim­it, por vetëm të ulim kokën dhe të punojmë për të rregulluar problemet tona.

Kur do ta shohim potenciali­n real të Egnatias pas ndryshimev­e që prodhoi merkatoja e janarit?

Skuadra po konsolidoh­et nga dita në ditë, pasi me ekipin u afruan disa lojtarë të rinj, të cilëve u duhet kohë për tu përshtatur. Mendoj se për katër javë do të jemi në ekuilibër të plotë, ku gjithsecil­i do të gjejë veten në taktikat e skuadrës. Po punojmë intensivis­ht në çdo seancë stërvitore për t’i ngarkuar futbollist­ët

me dozat e duhura fizike. Gjykoj që jemi në rrugën e duhur për të mbërritur aty ku mendoj, edhe pse disa lojtarë janë përshtatur duke marrë minutazh të kënaqshëm. Fatmirësis­ht gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur dëmtime dhe kjo na ka ndihmuar për të qenë mirë fizikisht.

Do ta ruani kreun deri në fund të sezonit?

Ne do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin në çdo ndeshje që kemi për të luajtur. Janë edhe 45 pikë në lojë, kampionati është i gjatë dhe ne do të mundohemi të kemi vazhdimësi. Skuadra e ka treguar që di të bëjë mirë, pasi ne kemi kryesuar që nga shtatori dhe me kalimin e kohës kemi thelluar diferencën me rivalët. Duhet të tregojmë pjekuri dhe maturi për të ruajtur stabilitet­in e krijuar që nga fillimi i sezonit. Kam besim se do të jemi solidë deri në mbylljen e këtij viti kalendarik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania