Panorama Sport (Albania)

Cungu: Vllaznia ndryshoi, por të garantojë Europën

- ADMIR URUÇI

Armando Cungu, ishfutboll­isti dhe tra jneri i Vllaznisë, por jo vetëm, ka folur në një intervistë për “Panorama Sport” rreth situatës te shkodranët pas barazimit ndaj Partizanit. Ai ka drejtuar Vllazninë dhe Laçin, ndërsa ka komentuar sfidën e së dielës mes këtyre ekipeve. Sipas tij Vllaznia i ka mundësitë për të arritur më të mirën, por në një përballje të tillë me Laçin, ku dihet forca e kësaj skuadre në fushën e vet, edhe një pikë do të mund të quhej një rezultat pozitiv. Ndërsa sipas tij mundësitë për të qenë në fund të sezonit në Kupat e Europës ekzistojnë dhe për më tepër kjo shikohet si e vetmja mundësi për të shpëtuar sezonit.

E kishit menduar se kjo skuadër, pa afrime që nuk kanë dhënë ende asgjë, do të ishte në këto pozita?

E kam menduar dhe deklaruar që Vllaznia nuk është "autoshkoll­ë" për të mësuar dorën dhe as pastrim e pasurim "CV"- je për disa lojtarë që nuk njiheshin. Ashtu si filloi Vllaznia do të luftonte vetëm për mbijetesën. Koha e vërtetoi këtë. Tani mendoj se është më mirë me brumin që ka dhe të mbështet vetëm tek këta djem.

Një Vllaznia krejt ndryshe nga ajo e startit, çfarë ka ndryshuar sipas jush?

Falë ndryshimit të stafit teknik Vllaznia tregoi fytyrë tjetër në atmosferë dhe në lojë. Dhe kjo besoj është e dukshme për këdo që e njeh sadopak futbollin.

Një pikë ndaj Partizanit rezultati më i drejtë?

Duke pasur përballë një ekip të organizuar mirë dhe me shumë cilësi dhe organikë, edhe për çka paraqiten ekipet gjatë lojës mendoj se ishte rezultati më i drejtë i asaj përballje.

Keqardhje që u ndërpre ajo ecuri prej 6 takimeve vetëm me fitore?

E thashë edhe më lart është një ecuri shumë pozitive e Vllaznisë dhe nuk ka vend për keqardhje, pasi të përballesh me ekip si Partizani nuk asht e lehtë. Përtej dëshirës së çdo shkodrani, unë e mendoj si rezultat pozitiv. Nuk ka vend për t'u mërzitur.

Këtë javë ndaj Laçit, një tjetër kundërshta­rë i vështirë, si e shikoni këtë sfidë,

për më tepër që ju i keni drejtuar që të dy këto skuadra?

Mendoj se është një sfidë jo e lehtë, por jo e pamundur. Laçi ka një ekip të ri dhe pa eksperienc­ë, duke pasur oshilacion­e në lojë dhe rezultate. Vllaznia shkon në këtë takim me atmosferë dhe psikologji­kisht shumë e fortë, çka ja rrit shanset për rezultat pozitiv. Por Laçi është një ekip me shumë karakter të fortë dhe ka përballë një trajner që e njeh mirë edhe mentalitet­in e Vllaznisë. Mendoj se gjithçka është e hapur.

A mund të quhet edhe barazimi në këtë sfidë një rezultat pozitiv?

Për mendimin them po! Me rëndësi është që të mos humbasë. E thashë është një ekip i fortë në fushën e vet dhe është një fushë e vështirë për çdo skuadër.

Mesa duket tani Vllania është në rrugën e duhur për në katërshen e parë, apo duhet të ruhet nga vetëkënaqë­sia?

E rëndësishm­e për Vllazninë është pjesëmarrj­a në kupat e Evropës çka do të përkthehej në shpëtim të një sezoni të tërë. Mendoj se me këtë ecuri është në rrugën e duhur.

E shikoni këtë skuadër rivale si për kampionat edhe për Kupë?

Për kampionat ka shumë konkurrenc­ë, me ekipe të mirë organizuar­a si Egnatia dhe Partizani, por dhe Tirana ka kontingjen­t të mjaftueshë­m përtej oshilacion­eve të shumta. E thashë dhe ma lart, për si u organizua dhe e nisi Vllaznia, me rëndësi është pjesëmarrj­a në Europë çka do ishte barka e shpëtimit të sezonit. Kjo nuk të heq mundësinë për ta provuar dhe luftuar për trofe.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania