Panorama Sport (Albania)

Laska dënohet nga Disiplina, ofendoi vëzhguesin Arjan Mali

-

Komisioni i Disiplinës në FSHF-SË ka publikuar vendimet për ngjarjet e fundit në ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Presidenti i Laçit, Pashk Laska është dënuar me 5 ndeshje pezullim dhe i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumit. Mësohet se Laska ka shfaqur një sjellje anti-sportive nga zyrtarit të ndeshjes, vëzhguesit Arjan Mali, pas përfundimi­t të takimit me Teutën një javë më parë. Gjoba ka pasur dhe për Vllazninë, Partizanin dhe Tiranën. Po kështu ka pasur edhe dënime në kategoritë e ndryshme.

VENDIMET E DISIPLINËS

1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE-SË dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE-SË, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtari­të sportive të organizuar­a nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke ndezur flakadanë dhe hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE-SË, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke ndezur flakadanë, në bazë të nenit 17/2/c të KDE-SË, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërbl­ejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin "Air Albania" sipas akt konstatimi­t, brenda 15 ditëve.

FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke ndezur mjete piroteknik­e dhe hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE-SË, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

5. KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në drejtim të lojtarëve në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

6. Zyrtari i KF Luzi Vogël 2008, Arvin Lusha,për sulm fizik ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 2 (dy) vite pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE-SË, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtari­të sportive të organizuar­a nga FSHFJA, deri në përfundim të dënimit.

7. Zyrtari i KF Luzi Vogël 2008, Arbër Lusha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE-SË dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. KF Luzi Vogël 2008, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në terrenin sportiv dhe duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 6/ 3/d 17/1/c, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE-SË, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.

9. FK Tomorri, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE-SË, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

10. KF Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE-SË, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE-SË, gjoba të aplikohet në masën 50%.

11. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Skënderbeu, Mateo Burimi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

12. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana, Akil Jakupi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

13. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Butrinti Salvador Gjonaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania