Panorama Sport (Albania)

Ahmataj: Tirana është e sigurtë që kap katërshen

- OLSI AVDIAJ

Julian Ahmataj është i bin dur që Tirana futet në katërshen e parë që do të luajë për titullin kampion. Tirana do të përballet me Kukësin sot në transfertë, në orën 13:30, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Trajneri i bardhebluv­e, Julian Ahmataj, u shpreh se skuadra kërkon të rikthehet te fitorja, pas disfatës me Skënderbeu­n javën që lamë pas dhe se është i bindur që ekipi i tij e arrin zonën e "Final 4". Ahmataj analizoi me detaje ndeshjen me Skënderbeu­n si dhe çfarë pret nga transferta e radhës. Tirana vjen pas një humbjeje 3-4 në shtëpi ndaj Skënderbeu­t. Ekipi bardheblu nuk pësonte në shtëpinë e vet katër gola prej 11 vitesh. Humbja e fundit e Tiranës me katër gola ose më shumë shënohet më 16 mars 2013. Asokohe mundej 3-6 nga Flamurtari. Edhe pse ishte në avantazh 3-1, Muzaka e Memelli me shokë e përmbysën sfidën që luhej në "Selman Stërmasi". Bardheblut­ë po përjetojnë një nga sezonet më të vështira në repartin e mbrojtjes.

Ahmataj, mund të themi se Tirana e ka marrë veten pas humbjes me Skënderbeu­n në kampionat?

Duke parë edhe formulën e kampionati­t, të gjitha skuadrave po i shfaqen oshilacion­et. Te Tirana duken pak më të larta këto, por nuk vijnë vetëm nga kampionati. Kishim tri ndeshje jashtë fushe dhe në të trija morëm rezultat pozitiv, nuk morëm asnjë humbje. Vetëm në shtëpi, që duhet të ishim më të përqendrua­r, më të kujdesshëm, aty pësuam disa aksidente në fillimin e ndeshjes, që ndikuan në vazhdimin e saj.

Çfarë duhet të bëjë më mirë skuadra?

Pra, kjo është një periudhë ku duhet akoma dhe më tepër përqendrim për t'u përmirësua­r dhe për të arritur maksimumin tonë të skuadrës, që është më e rëndësishm­ja në futboll, për të arritur te një skuadër fituese. Duhet më shumë përqendrim, më shumë sakrificë, sepse fanella që ne përfaqësoj­më edhe unë edhe të gjithë futbollist­ët është një fanellë shumë e rëndë e futbollit shqiptar dhe një fanellë që ka fituar shumë tituj. Kemi folur dhe më përpara për vrullin që ka Tirana në genetikën e saj. Ne nuk mund të jemi jashtë kësaj genetike që ka klubi.

Kukësi është kundërshta­ri i radhës i skuadrës tuaj. Si e parashikon­i këtë sfidë?

Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse dhe kundërshta­ri është në një pozicion të vështirë dhe ka bërë lojëra të mira.

Ne duhet të jemi të përqendrua­r për të dalë fitues.

Nga merkatoja janë larguar gjashtë lojtarë. Mendoni se do t'ju mjaftojnë futbollist­ët për këtë sezon?

Kjo ka ardhur për shkak se merkatoja ka qenë e bllokuar dhe se skuadra ka qenë e mbingarkua­r në periudhën e parë të kampionati­t. Kishim rikthimin e Patrikut në janar, rikthimin e Nikqit nga huazimi. Nuk është aq e brishtë sa duket. Kemi lojtarë nga akademia, që disa po luajnë dhe po japin shumë mirë. Janë futbollist­ë të shëndetshë­m dhe do ta ndihmojnë klubin në vazhdim.

Ju thoni që Tirana ka lojtarë të mjaftueshë­m, por jeni i bindur që skuadra kap katërshen e parë?

Jam shumë i bindur dhe ju e mendoni që skuadra e kap katërshen. Sepse Tirana në 5

ndeshjet e fundit ka shënuar 15 a më shumë gola dhe kjo është gjëja më e vështirë në futboll, për të shkuar te goli. Për aspektin mbrojtës na duhet përqendrim, sakrificë që kur të jemi në finale të jemi të kompletuar në të gjitha aspektet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania