Panorama Sport (Albania)

Teuta i eliminoi nga Kupa, Gvozdenovi­ç: Sot një histori tjetër

“Duam tri pikët e qetësisë, ia dalim në Durrës”

- LLAZI SARO

Trajneri i Skënderbeu­t kërkon revanshin në kampionat

Skënderbeu mbylli nga Durrësi për gatitjet për ndeshjen e sotme në kampionat kundër Teutës, që do të startojë në orën 16: 00. Pas fitores në transfertë me Tiranën, korçarët janë duke kërkuar një tjetër rezultat pozitiv, këtë herë në transfertë. Për trajnerin Ivan Gvozdenovi­ç, ndeshja është e një rëndësie të veçantë, por përtej mungesave, ekipi është i përgatitur maksimalis­ht për të kërkuar fitoren. Edhe pse nuk ka dashur të zbulojë shumë sa i përket formacioni­t dhe pikave të dobëta të kundërshta­rit, në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, serbi i pankinës korçare pretendon të dalë me 3 pikët ndaj një kundërshta­ri që i eliminoi nga Kupa.

Ivan, ndeshja ndaj Teutës është “te dera”. Keni ndonjë shqetësim?

Kemi punuar gjatë gjithë javës për të përgatitur më së miri këtë takim dhe mund të them se jemi gati. Na mungojnë vetëm disa detaje të vogla në formacioni­n final, por pjesën më të madhe i kemi punuar dhe kemi vendosur piketat tona.

Si vjen Skënderbeu në këtë takim?

Për fat të mirë nuk kemi dëmtime dhe ekipi nga kjo pjesë është i plotë. Kemi në dispozicio­n dy lojtarët që munguan në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Tiranës si Randi dhe Rabiu, por nuk do të kemi gati Alian dhe Shaqen, që janë të pezulluar për shkak kartonësh. Normalisht që kampionati është i gjatë dhe ka edhe të tilla momente. Ne kemi 23 lojtarë në dispozicio­n dhe të gjithë janë gati për të dhënë kontributi­n e tyre sa herë që është e nevojshme.

Pas fitores me Tiranën është momenti që Skënderbeu të mposhtë edhe Teutën në Durrës?

Fitorja me Tiranën ishte një rezultat mjaft i mirë për ne, por e kemi lënë pas. Ekipi ka zhvilluar ndeshje të mira dhe mendoj se duhet të vijojmë me të tilla paraqitje edhe në ndeshjen e radhës. Normalisht që është një takim mjaft i vështirë, pasi Teuta ka një skuadër të fortë edhe me lojtarë cilësore. Mendoj se do të duhet të bëjmë maksimumin, me qëllimin e vetëm,

të marrim tri pikët e radhës në këtë takim. Do të hyjmë në fushë vetëm me këtë objektiv, e më pas të shohim se si do të jetë dinamika e lojës.

Me Rabiun dhe Ramos nga minuta e parë, a do të ndryshojë taktika e Skënderbeu­t në këtë sfidë?

Skema është një pjesë e përgatitje­ve, por nuk mendoj se është diçka shumë e rëndësishm­e. Të paktën për mua, pasi është diçka që ndryshon në shumë momente dhe situata të lojës. Sigurisht që do të mundohemi të kemi solidarite­tin në dy fazat e lojës dhe kjo është më e rëndësishm­ja për një skuadër.

Kundër Teutës këtë sezon nuk keni asnjë fitore, qoftë në kampionat apo edhe në kupë. Është koha ta mundni?

Po është e vërtetë, Teuta së bashku me Kukësin janë dy ekipet që na kanë marrë më shumë pikë këtë sezon dhe ky është një fakt. Mund të them se do të duhet të bëjmë maksimumin, nëse duam të marrim fitoren. Do të ishte shumë e rëndësishm­e nëse merrnim tri pikë, pasi do të na krijonte qetësi sa i përket zonës së ftohtë të renditjes. Do të shkojmë për të bërë më të mirën dhe kjo është e sigurtë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania