Panorama Sport (Albania)

Nuk fitojnë prej 13 javësh, Jazxhi: Erdhi koha e kthesës

-

Qendërmbro­jtësi i Teutës, Artan Jazxhi, është i bindur se skuadra durrsake do të rikthehet te fitorja në kampionat, teksa këtë nuk e bën prej 22 tetorit 2023, kur mundi Dinamon 2-3. Prej 13 ndeshjesh radhazi durrsakët nuk marrin dot tri pikë dhe në intervistë­n për “Panorama Sport”, Jazxhi beson se sot kundër Skënderbeu­t do të marrin fitoren e shumë pritur.

Artan, e keni eliminuar Skënderbeu­n në Kupë, por u bëtë më shumë se një fazë që nuk po fitoni dot në kampionat. Është ky momenti i fitores?

Kemi nxjerrë mësimet e duhura nga ndeshja me Laçin dhe po mundohemi të jemi gati për sot. Duhet të marrim tri pikët, por nuk ka ndeshje të lehta, pasi në Superligë çdo rival është i rrezikshëm.

Një tripikësh këtë javë do të rikthente qetësinë në ekip?

E dimë që është shumë e rëndësishm­e, sidomos pas atij barazimi në javën e kaluar. Kemi lënë pikë në ndeshjet e fundit dhe kemi fituar në kupë. Duhet të vijojmë të punojmë fort që të arrijmë te suksesi. Duhet të kujdesemi në aspektin mbrojtës dhe të shfrytëzoj­më sa më mirë rastet në sulm.

Skënderbeu vjen nga një fitore kundër Tiranës, sa e vështirë do të jetë sot për Teutën?

Unë mund të flas për ekipin tim, jo për Skënderbeu­n. Pavarësish­t rezultatev­e jo të mira, në ekip mbizotëron besimi, entuziazmi, që na jep shpresë për ndeshjen e sotme. Në këtë moment që ndodhemi nuk duhet të mendojmë për diferencën me ekipet e vendeve sipër nesh. Duhet të mendojmë të fitojmë, duke rritur paraqitjet tona ndeshje pas ndeshjeje.

Cili është objektivi i Teutës?

Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të fitojmë sa më shumë prej tyre. Llogaritë bëhen në fund të sezonit, tani nuk mund të flasim për synime. ZAMIR QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania