Panorama Sport (Albania)

Smaçi: Kam sakrifikua­r për Dinamon, ja si e kalojmë Erzenin

Mesfushori lezhjan i bluve: Fitorja me Kukësin na rriti moralisht

-

Erisildo Smaçi është nga ata lojtarë që nuk është dorëzuar kurrë te Dinamo, as kur emri i tij figuronte në listën e largimeve në verë dhe as nga dëmtimet që ka pësuar. Luan sezonin e dytë me blutë dhe puna e sakrifica e tij janë shpërblyer me një vend titullari në ndeshjet e fundit. Mesfushori 25-vjeçar është përgjigjur sa herë që është thirrur në apel nga stafi teknik dhe gjithmonë ka dhënë maksimumin në fushë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, lezhjani e quan Dinamon skuadrën më të mirë në Shqipëri për t’u rritur. “Si natyrë jam një lojtar që nuk jam dorëzuar dhe nuk do të dorëzohem kurrë. Kur erdha te Dinamo, skuadra ishte në Kategorinë e Parë. Erdha me shumë dëshirë, por në atë kohë sakrifikov­a, sepse kisha mundësi për të luajtur edhe në Superiore. Jam munduar gjithmonë të jap maksimumin për këtë skuadër, madje kam luajtur edhe kur kur kisha meniskun

të çarë. E kam bërë me vullnetin tim për të ndihmuar skuadrën. Kam sakrifikua­r shumë edhe pas dëmtimit në gju, kam derdhur djersë e gjak për të zënë vend në skuadër dhe besoj se e kam merituar. Më kanë mbështetur të gjithë, shokët e skuadrës gjithmonë më kanë thënë se meritoj më shumë dhe dua t’i falënderoj. Më ka mbështetur shumë familja në momentet e vështira dhe veçanërish­t vëllai. Më ka qëndruar pranë që i vogël dhe dua ta përshëndes, pasi ka edhe ditëlindje­n sot. Tani jam i lumtur që po ndihmoj skuadrën, jam gati në çdo moment që më kërkon trajneri”, - thotë fillimisht Smaçi. A është Dinamo skuadra dhe ambienti i duhur për t’u rritur. Mesfushori përgjigjet: “Për mua Dinamo është skuadra më e mirë në Shqipëri. Që kur kam ardhur këtu, kam menduar që të jap gjithçka për fanellën e saj. Nuk kam menduar që të luaj mirë që të kaloj te Partizani, Tirana apo ndonjë skuadër tjetër. Në Shqipëri Dinamon nuk do ta ndërroja me asnjë tjetër, nuk e kam parë si trampolinë. Tani jemi në një moment të rëndësishë­m të sezonit, vijmë pas një fitoreje, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë gjithmonë. Ajo që mund të them është se fitorja me Kukësin na ka ngritur shumë moralisht dhe duhet ta shfrytëzoj­më këtë gjë. Grupi është shumë i mirë, klubi dhe drejtuesit po ashtu”.

ERZENI – Për ndeshjen e së dielës me Erzenin në stadiumin e Rrogozhinë­s, Smaçi shprehet: “Do të jetë e vështirë, por kam besim se mund ta kalojmë me sukses, duke e vlerësuar drejt kundërshta­rin. Erzeni është ekip më i fortë se Kukësi, ka më shumë kualitet dhe stabilitet, ndaj dhe duhet pasur shumë kujdes. E thashë që tani kemi tjetër moral, sepse ajo fitore e fundit na ka dhënë besimin se mund të bëjmë më mirë. Me Kukësin treguam karakter, kur pas barazimit reaguam mirë, e kërkuam golin e fitores dhe e gjetëm. Kjo është ajo që duhet të bëjmë gjithmonë. Tani është radha e Erzenit dhe e dimë që duhet të djersijmë shumë në fushë për të marrë atë që duam. Nëse ti ia bën shërbimin, Zoti të jep atë që meriton, për këtë jam i bindur”. FATJON RUPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania